Dokumenti 03

<Title> Program et mesim ore per cikl in e ulet (Gj uha Italiane, Matem ati ka, Sh kencat) </Ti tle> <META nam e="description" conten t=" "> <META nam e="key words" content="Italian curricul um m other tongue m athem atics science, OTH, ALN, T06"> <!--PICOSEARCH_ SKIPALLSTA RT--> DOKUMENTI 03

PROGRAMET MESIMORE PER CIKLIN E ULET

(Dekreti i Presidentit te Republikes i 12 shkurtit 1985, nr.104)
HYRJE E PERGJITHSHME

1.Karakteri dhe qellimet e shkolles fillore
Kuadri kushtetues
Shkolla fillore ka si objektiv formimin e njeriut dhe e qytetarit ne kuader te parimeve te
sanksionuara ne Kushtetuten e Republikes, ajo bazohet edhe ne Deklaraten
nderkombetare te te Drejtave te Njeriut dhe te Femijeve dhe ndihmon ne njohjen dhe
bashkepunimin me popujt e tjere. Shkolla fillore, e cila ka per detyre promovimin e hapit
te pare te formimit kulturor, perben nje nga bazat themelore shoqerore per zhvillimin e
personalitetit te femijes, jep nje ndihmese ne eliminimin e “pengesave me karakter
ekonomik dhe shoqeror, te cilat duke kufizuar ne fakt lirine dhe barazine e qytetareve,
pengojne zhvillimin e plote te personalitetit njerezor” (neni 3 i Kushtetutes) dhe premisat
per ushtrimin efektiv te se drejtes dhe detyres per pjesemarrje ne jeten shoqerore dhe ne
“ushtrimin, sipas pergjegjesive dhe zgjedhjeve te veta te nje aktiviteti ose te nje funksioni
ne sherbim te progresit material dhe shpirteror te shoqerise” (neni 4 i Kushtetutes).
Shkolla fillore dhe vazhdimesia edukative
Shkolla fillore e kryen detyren e saj ne kuader te “arsimit te ulet, 8-vjecar, te detyrueshem
dhe falas” (neni 34 i Kushtetutes).
Duke pasur parasysh qellimet e vecanta edukative dhe didaktike, shkolla fillore jep
ndihmesen e saj edhe nepermjet lidhjes pedagogjike dhe organizative te ciklit te ulet me
ate te mesem, per te siguruar vazhdimesine e procesit edukativ, qe eshte kusht i
qenesishem per t’i garantuar nxenesve kryerjen me sukses dhe realizimin e objektivave te
arsimit te detyruar.
Ne kete perspektive, nje rol i rendesishem i takon edhe shkolles fillore qe duke u
gershetuar me ndikimin e familjes favorizon krijimin e kushteve edukative dhe shoqerore
te tilla qe te mund te eliminojne, sa me shume te jete e mundur, pabarazine e mundesive
ne procesin e arsimimit.
Parimet e shkolles fillore
Shkolla, familja, pjesemarrja
Shkolla fillore e pranon faktin qe nuk permbush te gjitha funksionet edukative:
megjithate ne ushtrimin e pergjegjesive te saj dhe ne kuader te autonomise se saj
funksionale, nepermjet pjesemarrjes demokratike, ashtu sic parashikojne normat per
organet kolegjiale, favorizon nderveprimin formativ me familjen, si vatra e pare e edukimit te femijes me komunitetin shoqeror e me gjere. Shkolla fillore, me ane te programit edukativ dhe didaktik, i jep vlera me te medha burimeve kulturore, mjedisore dhe instrumentale te ofruara nga territori dhe nga vete strukturat operuese, ne te njejten kohe edukon femijen qe te dije te gjeje dhe te marre vlerat e proceseve novatore si faktore te perparimit te historise. Jeta, brenda ne shkolle dhe jashte saj, si dhe mjetet e informimit masiv ofrojne shanse dhe mundesi per konfrontimin e ideve dhe mendimeve pluraliste. Qysh ne femijerine e hershme, nxenesi perfshihet ne nje realitet shoqeror, i cili karakterizohet nga procese ndryshimesh te shpejta dhe te thella te zakoneve, pozicioneve dhe sjelljeve individuale e kolektive qe jo vetem stimulojne, por e bejne me te forte nevojen per te njohur dhe kuptuar realitetin qe e rrethon ne kompleksitetin e vet. Shkolla, duke respektuar zgjedhjet edukative te familjes, perben nje cast reflektimi te hapur, ku ndeshen pervoja te ndryshme, ajo ndihmon nxenesin ne kapercimin e kendveshtrimeve egocentrike dhe subjektiviste, ashtu si dhe cdo gjykim permbledhes qe privilegjon ekskluzivisht nje kendveshtrim dhe nje grup shoqeror ne kurriz te tjetrit. Edukimi me bashkejetesen demokratike Femija duhet edukuar te kuptoje se te “gjithe qytetaret kane dinjitet shoqeror te barabarte, jane te barabarte perpara ligjit, pa dallim seksi, race, gjuhe, besimi fetar, mendimi politik dhe kushteve individuale dhe shoqerore” (neni 3 i Kushtetutes). Shkolla eshte angazhuar te veproje ne menyre qe ky parim themelor i bashkejeteses demokratike mos perceptohet me mosperfillje pasive dhe inkurajon nxenesit te behen te ndergjegjshem per idete e tyre dhe te pergjegjshem per veprimet e tyre, nen driten e kritereve per sjellje te qarta dhe koherente qe zbatojne vlera tashme te njohura. Femija, kur fillon pervojen e tij shkollore, ka akumuluar nje sasi vlerash dhe pervojash qe lidhen me qendrimet qytetare, fetare, morale te familjes. Perdorimi i drejte i hapesires edukative dhe respektimi i hapesires familjare si dhe i mundesive per pervoja te tjera edukative, ben qe shkolla ta kryeje me mire detyren e saj ne mbeshtetjen e nxenesit per te fituar pavaresine ne gjykimin, ne zgjedhjen dhe ne angazhimin per nje perfshirje aktive ne boten e marredhenieve nderpersonale, mbi bazen e pranimit dhe respektimit te tjetrit, te dialogut dhe te pjesemarrjes ne te miren e pergjithshme. Kjo ben qe mesuesit ne rradhe te pare duhet te stimulojne energjite e brendshme te femijes per te nxitur nje reflektin produktiv mbi pervojat konkrete te jetes dhe ne vecanti ato qe lidhen me marredheniet njerezore. Ne lidhje me kompleksitetin e objektivave edukative, shkolla duhet te veproje sepse nxenesi duhet: - te ndergjegjesohet per vlerat qe ka koherenca ndermjet idealeve dhe realizimit te - te kete me shume mundesi per iniciativa, vendimmarrje, pergjegjesi personale dhe pavaresi, te mund te eksperimentoje forma pune ne grup, ndihme dhe mbeshtetje reciproke, edhe per t’u ndergjegjesuar ne ekzistencen e dallimeve ndermjet “solidaritetit aktiv” me grupin dhe “dorezim pasiv” ndaj presioneve te grupit, midis aftesise se gjykimit dhe konformizmit, midis kerkeses per drejtesi dhe vetgjyqesise, - te jete i ndergjegjshem per format e ndryshme te “diversitetit dhe te braktisjes” me qellim parandalimin dhe kundershtimin e formimit te stereotipit dhe te paragjykimit te njerzve dhe kulturave, - te jete i ndjeshem ndaj problemeve te shendetit dhe te higjenes personale, ne respektimin e mjedisit natyror dhe sjellja e duhur ndaj qenieve te gjalla, ne ruajtjen e strukturave dhe sherbimeve te nevojes publike, ne kursimin e energjise, - te udhehiqet nga deshira per zgjerimin e horizontit kulturor dhe shoqeror, te reflektoje mbi nje realitet shoqeror me te gjere, duke iu permbajtur edhe instrumentave te komunikimit shoqeror, te kete nje shpirt mirekuptimi dhe bashkepunimi nderkombetar, duke iu referuar ne vecanti realitetit europian dhe procesit te integrimit te saj.
Shkolla fillore, duke permbledhur te gjitha pervojat qe nxenesi mbart, jep ndihmesen e
saj ne formimin e nje sjellje mirekuptimi dhe respekti edhe ne rastin e besimit fetar.
Shkolla shteterore nuk ka nje kredo te sajin, por nuk privilegjon ndonje lloj agnosticizmi.
2. Nje shkolle qe i pershtatet kerkesave per formimin e femijes

Krijimtaria si potencial edukues
Shkolla ka si qellim zhvillim e potencialit krijues te femijes. Dy aspekte te saj duhen
nenvizuar ne vecanti. Aspekti i pare ka te beje me nevojen e veprimit ne menyre
progresive, te perpikte dhe sinergjike te funksioneve motore, njohese dhe afektive, duke
ngjallur tek femija shijen e nje impenjmi dinamik ku te shprehe te gjithe personalitetin e
tij. Aspekti i dyte ka te beje me nevojen e mos kufizimit te krijimtarise vetem ne
aktivitetet shprehese, por ne thithjen e fuqise prodhuese ne kuadrin e njohjes dhe
perpunimit ne procesin e studimit dhe kerkimit.
Vemendja ndaj krijimtarise, ne thelb, perfaqeson nevojen e nxitjes dhe ndergjegjesimit te
femijes per mundesite qe ai ka dhe “ndergjegjesimi ne vetvete” si nje aftesi progresive
per nje vleresim individual te perdorimit te njohurive ne planin personal dhe shoqeror.
Shkolla si mjedis edukimi dhe mesimi
Shkolla fillore, nderhyrja e se ciles eshte e vazhdueshme, realizon detyren e saj te vecante
ne hapin e pare drejt arsimimit duke u nisur nga pervoja dhe interesat e femijes, per ta
ndergjegjesuar per marredhenien e tij me nje baze gjithnje e me te gjere lidhjesh dhe
shkembimesh.
Shkolla fillore nxit marrjen e te gjitha llojeve te gjuhes dhe zoterimin e nivelit te pare te
kuadrit konceptual te aftesive, modalitetet per hetime te qenesishme per te kuptuar boten
njerezore, natyrore dhe artificiale.
Per kete qellim eshte i rendesishem realizimi i nje klime shoqerore pozitive ne jeten e perditshme te shkolles, duke organizuar forma pune ne grup dhe ndihme reciproke, duke favorizuar iniciativen, vendimmarrjen dhe pergjegjshmerine personale te nxenesve. Keto jane kushtet e nevojshme ne menyre qe nxenesi ta jetoje shkollen si nje “mjedis edukimi dhe mesimi”, ne te cilen maturohen gradualisht aftesite e tij per veprim, projektim dhe verifikim, eksplorim, reflektim dhe studim individual. Per me teper, nxitjet kulturore, vepruese dhe shoqerore qe ofrohen nga shkolla fillore mbeshtesin ndertimin progresiv te aftesise per nje mendim reflektiv dhe kritik, duke fuqizuar ne te njejten kohe edhe krijimtarine, kundershtite dhe pavaresine e gjykimit, mbi bazen e nje ekuilibri te pershtatshem afektiv dhe shoqeror dhe nje imazh pozitiv per vetveten. Pra, shkolla fillore vendos bazat njohese dhe social-emotive, te nevojshme per nje pjesemarrje gjithnje e me te ndergjegjesuar ne kulturen dhe ne jeten shoqerore, baza keto qe artikullohen jo vetem ne njohjet dhe kompetencat te lartpermendura, por edhe ne motivimin per te kuptuar dhe vepruar ne menyre konstruktive, ne pergjegjshmerine personale dhe shoqerore ne rritje, ne aftesine e te menduarit te se ardhmes per te parashikuar, parandaluar, projektuar, ndryshuar dhe verifikuar. Per kete, shkolla fillore, ne zbatimin e detyres se saj specifike eshte shkolla qe realizon konkretisht marredhenien midis mesimit dhe edukimit. Diversiteti dhe barazia Per te siguruar vazhdimesine e zhvillimit individual te pervojave edukative te meparshme, shkolla fillore punon ne drejtim te njohjes dhe vleresimit te shprehive individuale, te njohurive te marra nga seicili nxenes (edhe nepermjet mjeteve te komunikimit masiv) dhe te garancive qe kane ne planin afektiv, psikologjik dhe shoqeror. Nderkaq, per te ecur perpara drejt fuqizimit te aftesive te nxenesve eshte e rendesishme te kuptohen qysh ne ditet e para, aftesite e tyre baze ne lidhje me perceptimin, ne planin psikomotor, ne proceset e simbolizimit, te cilesive logjike, shprehese, komunikuese dhe shoqerore, paraqitjen grafike, hapesinore dhe ritmike, etj. Veshtiresite dhe vonesat e mundshme kerkojne perdorimin e te gjitha kanaleve te komunikimit, pervec atyre verbale, per te realizuar, nepermjet nje metodologjie te pershtatshme, nje barazi substanciale te rezultateve. Eshte detyre e shkolles fillore qe te mos lejoje dhe te evitoje sa me shume te jete e mundur qe “diversiteti-te qenit ndryshe” te transformohet ne veshtiresi te te mesuarit dhe ne probleme te sjelljes, sepse eshte gjithmone preludi i deshtimit dhe i dukurise se vdekjes shkollore, qe con ne pabarazi ne planin shoqeror dhe civil. Nxenes qe kane veshtiresi ne te mesuar dhe integrimi i subjekteve mbartes te handicap-it Ushtrimi i se drejtes per edukim dhe shkollim ne kuader te arsimit te detyrueshem nuk mund te pengohet nga prania e veshtiresise ne procesin e te mesuarit ne shkolle, kjo e lidhur si me situata handicap ose te pafavorshme, ashtu dhe situata te tjera, nuk duhet te ngaterrohen me njera-tjetren. Kushtet e pafavorshme lidhen me mangesi familjare dhe afektive, me situata te gjendjes se keqe ekonomike dhe shoqerore, ose kulturore dhe gjuhesore, si pasoje e mungeses se stimulimit intelektual. Programi edukativ dhe arsimor duhet te artikullohet dhe te
zhvillohet ne menyre te tille qe te parashikoje ndertimin dhe realizimin e rrugeve
individuale te te mesuarit ne shkolle, qe duke qene te vemendshem ne nivelet e para te
nisjes, te vendose nje seri kufijsh, qe verifikohen here pas here.
Procesi i integrimit te nxenesve mbartes te handicap-it, ne se eshte i rende, kerkon jo
vetem nje “certifikate mjekesore”, por edhe mundesine e shkolles per te perballuar
procesin edukues mesimor, mbi bazen e nje “diagnoze funksionale” qe parashikon
sherbim te specializuar.
Diagnoza funksionale duhet te vere ne pah zonat kryesore te shendetshme dhe ato me
mungesa, ne fazen e zhvillimit qe po shqyrtojme, ne menyre qe nderhyrjet per aktivizim
ne kuader te programit edukativ-mesimor, kompetence e mesuesit, te jene sa me te
pershtatshme dhe t’i pergjigjen nevojave dhe mundesive te subjekteve te vecante,
nderhyrje te tille duhet te kene si objektiv nxitjen ne maksimum te pavaresise, marrjen e
kompetencave dhe te aftesise shprehese dhe komunikuese, sa te jete e mundur, zoterimi i
instrumentave baze gjuhesore dhe matematikore.
Ne cdo rast, objektivi i mesimit nuk duhet lene menjane, aq me pak nuk duhet
zevendesuar me nje “shoqerizim ne prani”, sepse procesi i shoqerizimit ne nje mase me te
gjere eshte ceshtje e mesimit, sepse mungesa e nderhyrjes se drejte per nxitjen e
zhvillimit mund te prodhoje forma te ndryshme te braktisjes.
Nxenes, ne situaten e nje handicap-i kerkon nga shkolla me shume se sa nje ndihme per
edukim dhe mbeshtetje didaktike.
Ndersa per pjesen me te madhe te subjekteve mund te jete i mjaftueshem procesi i
zhvillimit dhe fuqizimit te tyre, diferencimi dhe permiresimi i praktikes didaktike, per nje
numer me te vogel nxenesish, ne kushtet e veshtiresise se madhe jane te nevojshme per te
bere nderhyrje didaktike te diferencuara, te integruara me mbeshtetje terapeutike
reabilituese. Ne kete kuader, shkolla mund te kerkoje edhe bashkepunimin e
specialisteve, si dhe te strukturave dhe sherbimeve qe veprojne ne zone.
Ne keto raste eshte e nevojshme qe puna e mesuesit dhe e shkolles te gjeje mbeshtetjen
solidare te familjes, te sistemit social-shendetesor ne menyre qe te realizohen forma te
ndryshme parandalimi, nderhyrje e hershme dhe asistence.
Per pazotesi si pasoje e nje handicap te rende eshte e nevojshme te parashikohet, ne
kuader te vete rrethit, funksionimi i qendrave te pajisura me mjete te pershtatshme per
nderhyrje te ndryshme me qellim realizimin e nje bashkepunimi te ngushte ndermjet
shkolles, strukturave shendetesore te zones dhe institucioneve te specializuara.
Vleresimi i rezultateve shkollore te nexenesve mbartes te handicap-ve nuk mund te lidhet
me ritmet dhe objektivat formues te individualizuar gjate veprimtarise didaktike.
Megjithate, pervoja shkollore e nxenesit ne situata handicap duhet te zhvillohet sipas nje
rruge te vetme, te vazhdueshme dhe sa me shume te jete e mundur ne harmoni me ritmet
e maturimit dhe te studimit te vete subjektit.
Programi dhe programimi

Linjat e programit
Per te kryer detyrat e saj, per te zbatuar objektivat edukative qe ka marre persiper, shkolla
fillore eshte e organizuar ne menyre funksionale, ndersa ndjek linjat e nje programi te
parashikuar ne shkalle vendi me permbajtje formuese dhe zhvilluese, paraqet nje organizim didaktik te pershtatshem, me qellim qe programi te zhvillohet ne menyre te tille qe te nxjerre ne pah dhe ne vere ne levizje kapacitetet efektive te nxenesve dhe kerkesat e tyre ndaj mesimdhenies. Ky program synon te ndihmoje nxenesin, te plotesoje nevojat e tij per dije dhe ta beje ate te ndihet zot i dijeve dhe informacioneve qe merr dhe qe i perpunon. Tipart i vecante i programit eshte se ai kerkon qe nxenesi te depertoje dhe te kuptoje gjuhen, e cila do t’i sherbeje per te pasur nje pergatitje serioze shkencore, nje njohje te vemendshme te jetes njerozore dhe shoqerore ne te gjitha aspektet e saj, per nje qendrim kritik ndaj atyre aspekteve te realitetit qe i bejne pershtypje (duke filluar qe nga bota e imazheve). Programimi didaktik dhe organizimi didaktik Programimi didaktik Programimi didaktik ka nje rendesi te madhe per procesin novator, qe se bashku me programet duhet te realizohet ne shkollen fillore. I takon mesuesve, se bashku ose dhe vec e vec, me ane te parashikimeve te logjikshme, te bejne programimin didaktik, duke percaktuar modalitetet konkrete nepermjet te cilave do te realizohen objektivat e shkolles, duke pasur parasysh zgjerimin e mundesive formuese qe ofrohen me ane te perfshirjes se aktiviteteve te reja dhe me rivleresimin e mesimdhenies tradicionale. Programimi, ne kuader te objektivave qe do te realizoje programi, do te ravizoje rruget dhe procedurat me te pershtatshme per kryerjen e procesit te mesimdhenies, por duke pasur parasysh se rezultatet duhet te jene te njejta, pavaresisht se cila ka qene metodologjia ezgjedhur. Programimi didaktik duhet te realizohet nga mesuesit edhe si nje sinteze vleresuese dhe projektuese e veprimtarise se tyre. Organizimi didaktik Shkolla fillore artikullohet ne dy cikle: cikli i pare perfshin klasen e pare dhe te dyte dhe cikli i dyte qe perfshin klasat e tjera. Parimi i ndarjes ne cikle mbeshtetet ne nje logjike pedagogjike, e cila nuk mund te jete e njejte per te gjithe nxenesit dhe mesuesit. Por ne harkun e pese viteve mund te parashikohen ndarje ne cickle te ndryshme, per te respektuar ritmet e rritjes individuale te nxenesve, per te lejuar nje verifikim dhe vleresim periodik te mesimdhenies. Mesimi ne shkolla fillore eshte i njehsuar dhe kjo perben nje karakteristike didaktike te vecante te ketij cikli sepse garantohet nga roli i vecante i mesuesit ne klase- vecanerisht ne ciklin e pare- se sa nga nderhyrja e me shume mesuesve ne te njejtin grup klase ose per grupe klasash te ndryshme, te organizuar ne nje sistem didaktik me klasa te hapura. Vecanerisht ne ciklin e dyte, ku parashikohet pjesemarrja e me shume mesuesve, organizimi didaktik duhet te mbeshtetet ne vleresimin e pervojave dhe interesave te vecanta kulturore te mesuesve. Per kete qellim, eshte shume i rendesishem bashkepunimi dhe puna kolegjiale midis tyre si dhe modalitetet e grupimeve te perkohshme dhe te perhershme te nxenesve. Organizimi didaktik kerkon edhe nje aktivitet didaktik mbeshtetes dhe nje didaktike te diferencuar per nderhyrje specifike, te koordinuara me aktivitetin didaktik te pergjithshem, vleresimin e teknologjike edukuese qe nxisin krijimin e nje klime te komunikimit te shumefishte. Vleresimi Me qellim qe te garantohet nje vleresim efektiv i pikenisjes dhe i mbrritjes te proceseve, te veshtiresive e te nderhyrjeve te ndryshme, mesuesit duhet te marrin sistematikisht dhe ne menyre te vazhduar informacione te lidhen me kuadrin e njohjeve dhe aftesive, me gadishmerine per te kuptuar dhe mesuar dhe me shkallen e pjekurise te seicilit nxenes ne vecanti. Informacionet duhet te merren ne menyre sintetike, sipas kritereve qe garantojne nje perballje positive te niveleve te pjekurise individuale dhe kolektive. Modalitetet dhe instrumentat e marrjes se informacionit do te jene te ndryshme dhe do te lidhen me tipin e aktivitetit qe do te analizohet: ne disa raste do te jete e nevojshme t’i referohemi provave objektive, ne raste te tjera do t’i referohemi pervojave didaktike me pak formale. Teresia e studimeve sistematike qe kryhet nga mesuesit gjate aktivitetit te tyre didaktik perben mjetin me te mire per nje rregullim te vazhdueshem te programimit, i lejon mesuesve te perdorin ato modifikime dhe ato menyra qe rezultojne me te mundshme. Rezultatet e dala nga vleresimi i veprimtarive te subjekteve te interesuara (familja dhe shkolla) do te dokumentojne edhe ate qe shkolla ka bere dhe eshte angazhuar te beje per ecjen perpara te individit dhe te grupit. Veprimtaria e programimit dhe e verifikimit e lejon mesuesin te vleresoje se sa e thelle eshte pergatitja e tyre psikologjike, kulturore dhe arsimore edhe ne kuadrin e perspektives se formimit te nxenesve. Programet Projekti kulturor dhe edukativ qe parashikon programi shkollor realizohet sipas nje linje te vazhdueshme ne disiplina te ndryshme. Edukimi gjuhesor kryhet ne kuader te gjuhes, kuptohet me ane te simboleve, shprehjeve, komunikimit. Meqenese cdo gjuhe shpreh aftesine e qenies njerezore per te perkthyer ne simbole dhe shenja mendimin e tij dhe ndenjat e saj, edukimi gjuhesor i cili lejon gjuhen verbale nuk duhet te erresoje dhe format e tjera te komunikimit (muzikore, trupore, mimika, gjestet). Edukimi gjuhesor, ne epoken e sotme te komunikimit dhe per me teper ne perspektiven e nje procesi gjithnje ne rritje te integrimit ne Komunitetin europian, nuk mund te mos marre parasysh afrimin me gjuhen e huaj. Me kete, mendohet per nje rregullim sistematik, qe mund te gjeje zbatim ne ndryshime legjislative. Gjate kohes se mesimit, cdo dite mund t’i lihet pak hapesire studimit te nje gjuhe te huaj dhe kjo do te garantonte nevojen per vazhdimesine e edukimit gjuhesor dhe do te ndihmonte ne procesin e mesimdhenies. Pjese e qenesishme e njesise edukative te njeriut, ne programet e reja, eshte edukimi
estetik, muzikor dhe motor.
Leximi dhe interpretimi i gjuhes, muzikore, motore, me te cilat femija eshte kaq shume i
lidhur, mund te favorizojne menyren e te mesuarit ne disiplinat e gjuhes dhe logjiko-
matematikore.
Per here te pare, programi parashikon nje hapasire qe i rezervohet mesimit te shkencave,
qe nga ana e saj lejon nje kuptim me te thelle te realitetit natyror dhe njerezor si dhe te
botes teknologjike.
Kjo disipline, bashke me matematiken, ka per qellim te zhvilloje aftesine e perceptimit te
problemeve dhe zgjidhjes se tyre.
Nje vemendje e vecante i kushtohet dinamikave te jetes njerezore, e kuptuar ne sensin e
nje zhvillimi historik, ne bashkepunimin gjeografik dhe ne organizimin esaj. Kjo
disipline eshte percaktuar si e tille dhe e ndihmon nxenesin te njohe pasurine kulturore
dhe gradualisht te behet i ndergjegjshem per rendesine e saj.
Per disiplinen religjoze, shkolla fillore i ofron te gjithe nxenesve mundesi te barabarta
njohje dhe respektimi te vlerave religjoze. Ne zhvillimin teresor te programit dhe ne
objektivat e programimit eshte e domosdoshme qe shkolla fillore te parashikoje nje afrim
gradual me boten e punes te niveleve qe lejon pervoja e vete moshes. Ky afrim kulturor
ka parasysh edhe karakteristikat psikologjike te vete moshes per nje veprim dhe perpunim
te njohurive.
GJUHA ITALIANE

Gjuha dhe kultura

Asnje percaktim global nuk mund te ezauroje kompleksitetin e fenomenit gjuhesor.
Ekzistojne percaktime te pjesshme, te dobishme qe do t’i permendim me poshte:
a. gjuha eshte mjet i mendimit, jo vetem sepse e perkthen ne fjale (duke i lejuar individit te flase me vetveten, pra te arsyetoje), por edhe sepse nxit dhe leheteson zhvillimin e proceseve mendore dhe organizon ne forma te ndryshme, te dhenat qe ofron pervoja; b. gjuha eshte mjet per te vendosur nje marredhenie shoqerore: me sakte, lejon komunikimin me te tjeret dhe veprimin ndaj tyre; c. gjuha eshte mjeti nepermjet te cilit shprehet ne menyre me te artikulluar pervoja d. gjuha eshte mjeti shprehes i mendimit, ndjenjave, gjendjes shpirterore, vecanerisht ne formen estetike te poezise; e. gjuha eshte mjet kulturor dhe ka permasat te saj ato te kohes historike, hapesires Ne teresine e ketyre aspekteve, gjuha ka nje rol qendror ne shkollen fillore per ndihmen qe i jep zhvillimit te pergjithshem te individit si qenia si nje kusht paraprak per studimin e disiplinave te tjera. Detyrat e shkolles fillore ne kete fushe jane si me poshte: a. t’i jape nxenesit mjetet gjuhesore te pershtatshme per veprimtari mendore te llojeve te ndryshme, si p.sh simbolizimi, standartizimi, pjestimi, serite, sasite, pergjithesime, abstraksione, marredhenie (kohe, hapesire, shkakore,etj); b. te forcoje tek nxenesi aftesine e te folurit me persona te moshave te ndryshme, roli, statusi, etj, ne situata te ndryshme komunikimi, duke perdorur llojshmerine e kodeve, rregjistrave; c. te jape mjetet gjuhesore progresivisht me te diferencuara dhe te perpunuara ne menyre qe pervojat personale te ngrihen ne nivelin e ndergjegjes dhe te shprehjes; d. te nxise qendrimet shprehese tek femija dhe afrimin me boten e shprehjes letrare; e. te nxise femije qe te kuptoje se gjuha jeton me shoqerine njerezore dhe se ajo rregjistron ndryshimet ne kohe dhe hapesire, ndryshimet social-kulturore, te perdore keto permasa te gjuhes per te zgjuar tek vetja aftesite e te menduarit historik dhe kritik. Femija ha nje pervoje fillestare gjuhesore, mesuesi duhet ta kete parasysh kete kur te filloje mesimin. Ne vecanti, cdo femije: - ka nje llojshmeri kodesh verbale dhe jo verbale (ketu bejne pjese edhe ato te fituar nga mass media), ne te cilen kodi verbal eshte donimues, - ka fituar aftesi komunikimi oral ne nje gjuhe dhe ne nje dialekt, - e di se ekziston gjuha e shkruar dhe duke perceptuar rendesine e saj, desheron te Ne fakt keto karakteristika perbehen dhe manifestohen ne menyra te ndryshme nga njeri nxenes tek tjetri. Shkolla duhet te mbaje parasysh keto aspekte, me perdorimin e metodologjive dhe mjeteve te ndryshme sipas kerkesave individuale te te mesuarit. Vemendje e vecante duhet kushtuar identifikimit te shpejte te problemeve te gjuhes, kur ato ekzistojne (probleme me degjimin, veshtiresite ne artikullimin e fjaleve, belbezimi, etj), veshtiresi ne te shkruar dhe te lexuar, etj dhe duhen hartuar strategji te vecanta didaktike. Ne rast se mesuesit gjate punes se tyre, nepermjet provave dhe fakteve, vertetojne se ka nje mosperputhje te kerkesave ne planin perceptive, njohes dhe motor, atehere ata duhet te bejne nje nderhyrje te vlefshme duke perdorur lojra sensoriale, ushtrime per shkrimin, aktivitete psikomotore.
Objektivat dhe permbajtja

Ne fushen e formimit gjuhesor, shkolla fillore ndjek nje seri objektivash te pergjithshme,
brenda te cileve bejne pjese disa qellime thelbesore, te parashikueshme per te gjithe
nxenesit.
1. Shkolla ka si objektiv rritjen e aftesise se perdorimit sa me drejt te kodit verbal, por pa hequr dore nga llojet e tjera te kodeve (grafik, plastik, ritmik-muzikor, me ane te piktures, mimikes dhe gjestikulacionit), te cilat nuk jane alternativa e kodit verbal, por jane plotesues te njeri-tjetrit. Ne kuader te ketij objektivi, nxenesve duhet t’i garantohet realizimi i qellimit per ndergjegjesimin se: - seicili prej tyre ofron mundesi specifike; - kodi verbal eshte shume komod, sepse na jep mundesine qe me pak njesi te thjeshta, te formojme nje numer pafund mesazhesh; - kodi verbal favorizon perdorimin e kodeve te tjere dhe reflektimin per ta. Shkolla propozon si objektiv rritjen e aftesise se komunikimit te drejte ne gjuhen kombetare, ne te gjitha nivelet, nga ato bisedore, jo zyrtare ne ato me te perpunuar e te specializuar, respektimi i perdorimit te dialektit ne funksion te identitetit kulturor te mjedisit te tij. Ne kuader te ketij objektivi, te gjithe nxenesve duhet t’i garantohet realizimi i qellimit qe te: - te dije te perdore gjuhen ne format bisedore sipas problemeve te jetes se - te kuptoje kendveshtrime te ndryshme ne situatat e komunikimit; - te jete i ndergjegjshem per llojshmerine e formave me te cilat realizohet biseda ne situata te ndryshme(psh me shoket, prinderit, familjaret me mesuesit,etj). 3. Shkolla popozon si objektiv qe t’i garantoje nxenesit aftesimin e mire ne shkrim dhe kendim: ne fakt ka shume veprimtari mendore qe e kerkojne kete dhe krenohen per perdorimin e mire te saj. Femija duhet te dije te shkruaje: te komunikoje ne distance me bashkebisedues te ndryshem, te rregjistroje dhe te organizoje te dhenat, te shprehe pershtypjet, vleresimet, te dije te shkruaje tekste pershkruese, tregimtare, argumentuese. Te gjitha keto kapacitete, cojne ne perpunimin e tekstit (perifrazim, zhvendosje, shkrimi ne situata te ndryshme, renditje argumentash, veprime ne te cilat femija mund te manifestoje ate origjinalitet dhe fantazi larg te qenit alternativ ose antiteze e logjikes duke paraqitur komponente thelbesore). Ne kuader te ketij objektivi, te gjithe nxenesve duhet t’i garantohet realizimi i qellimit qe te: - te dije te lexoje dhe te kuptoje tekstet e perdorimit te perditshem, ne kuptimin e tyre me thelbesor dhe ne qellimet e ndryshme komunikuese, te pakten ne lidhje me nevojat dhe situatat me te zakonshme; - te lexoje me lehtesi tekstet letrare, duke perdorur edhe metoden e interpretimit; - te dije te shkruaje tekste me karakter praktik-komunikues per nevoja personale (te marre dhe te mbaje shenime) ose per te vendosur marredhenie me te tjere. Ne program nuk propozohen ndarje te brendshme ne lidhje me seicilin vit shkollor, sepse: - mendohet se keto duhet te hyjne ne programimet e formuluara nga mesuesit ne - ekziston rreziku qe disa nga keto ide qe propozuam mund te interpretohen ne menyre te ngurte dhe mund te shkaktojne deshtime te pajustifikueshme; - duke pasur parasysh karakteristikat e vecanta te disiplines, jo gjithmone eshte e mundur te tregohet rritja e ngurte e perfitimit mesimor ne vite te ndryshme. Megjithate mundet te japim disa te dhena orientuese qe i referohen: a. aftesise per t’u aktivizuar vitin e pare te kursit elementar b. aftesise qe do te zhvillohet brenda kursit elementar. a. Aftesia per t’u aktivizuar ne vitin e pare. Ne vitin e pare te shkolles fillore duhet te ndiqen keto objektiva: - aftesia e femijes per t’u shprehur me goje dhe per te komunikuar gjithnje e me mire per tema qe ai i njeh ose qe i duken interesante; aftesia per te lexuar dhe per te shkruar te pakten ne ate nivel qe eshte i nevojshem ne fazen e perdorimit te plote dhe te ndergjegjshem te te shkruarit Ne vecanti, ne perfundim te vitit te pare ose maksimumi gjate vitit te dyte, femija duhet te jete i afte te lexoje rrjedhshem tekste te shkurtra dhe te lehta, te dije te formuloje mendimin e tij dhe te komunikoje me shkrim duke respektuar rregullat me te rendesishme ortografike. b. Aftesia qe do te zhvillohet brenda kursit elementar Qe ne vitin e pare nxiten dhe gradualisht zhvillohen gjate pese viteve, aftesite e nxenesit per te: - kapur dhe perseritur me fjalet e tij kuptimin e asaj qe degjoi ose lexoi, ose te asaj - per te ditur te orientohet ne situatat komunikuese me te zakonshme dhe gradualisht te arrije te kuptoje kendeveshtrimet e ndryshme; - per te pershkruar sipas rradhes fazat e aktiviteteve qe per te jane te zakonshme; - per te lexuar pa ze tekste te ndryshme, te zgjedhura sipas nje shkalle veshtiresie te caktuar dhe te jape prova qe e ka kuptuar permbajtjen e tekstit; - per te komunikuar me shkrim me bashkebisedues te ndryshem ne forme dhe permbajtje gradualisht me te pasur dhe me te artikulluar; - per te shkruar tekste te ndryshme; - per t’i kushtuar vemendje lidhjeve leksikore midis dialektit dhe gjuhes me qellim evitimin e nderhyrjeve midis dy sistemeve gjuhesore; - per te individualizuar ndryshueshmerine e shqiptimit te gjuhes italiane ne rajone te ndryshme te vendit dhe shqiptimi i te ashtuquajtures standarte, qe perfaqeson bazen e nje shkrimi korrekt. Ne vecanti, nga viti i trete, rekomandohet aktivizimi i aftesive te nxenesit: - leximi me ze te larte te teksteve, duke provuar perdorimin e drejte te pauzave, te intonacionit me ane te te cilit provohet ne se eshte kuptuar teksti ose jo; - shkrimi pa gabime ortografike, perdorimi i drejte i shenjave te pikesimit, zgjedhja e fjaleve te duhura me nje sintakse te pershtatshme; - marrja dhe mbajtja e shenimeve, etj, ne forma me funksionale e me te sakta - riprodhimi i tekstit ne forme pershkruese, tregimtare ose argumentimi - kerkimi dhe gjetja e informacionit ne tekstet e shkruara (libra, gazeta,fjalore, - leximi me lehtesi i teksteve letrare, qe ngjallin tek femija procese elemetare interpretues dhe zhvillojne ndjenjen estetike; - reflektimi mbi kuptimin e fjaleve dhe lidhjes midis tyre (ngjashmeria, ndryshimi, shkallet e kuptimit, kalimi nga e pergjithshmja ne te vecanten dhe anasjelltas, etj); - gjetja e kuptimit e nje fjale te panjohur duke arsyetuar nga konteksti; - brenda kontekstit te gjenden elementet e perputhjes midis fjaleve dhe gradualisht te punohet per skemen morfologjike (lakimi, ndryshimet e tjera); - nepermjet reflektimit mbi perdorimin e gjuhes (orale dhe te shkruar) te gjenden - nga fjala e thjeshte te kalohet ne historikun e fjales, mbi te gjitha te mbahet parasysh ndryshimi qe ka pesuar kuptimi i saj, po ashtu edhe per fjalet me origjine nga gjuhet e tjera.
Te dhena didaktike
Keto te dhena duhen konsideruar si nje ndihmese per programimim, megjithate gjithshka duhet adresuar drejt realizimit te objektivave te lartpermendur. Gjuha orale Veprimtaria e pare gjuhesore e nxenesit ne shkolle, vendimtare per ecjen e tij perpara, eshte biseda me mesuesin dhe me shoket. Ne kete faze kane rendesi te madhe sjellja dhe qendrimi gjuhesor i mesuesit, i cili duhet te perdore nje gjuhe per pranueshme dhe qe i pershtatet rolit te tij, sepse nxenesi sheh tek mesuesi nje model shume kuptimplote. Eshte shume e rendesishme, qe qysh ne fillim te krijohet brenda klases nje klime e pershtatshme per nje shkembim gjuhesor qe gradualisht do te behet me i organizuar. Per kete duhet qe mesuesi te dije te nxise dialogun, te jape urdhra (edhe duke i mesuar nxenesit te “kerkojne fjalen”, te presin rradhen per te folur, kur te flasin te kene parasysh ate qe kane thene shoket me perpara, etj) duke ruajtur hapesirat komunikuese per seicilin dhe te nxjerre ne pah faktin se sa lidhej me problemin ne fjale nderhyrja e seicilit. Qe ketej del rendesia e degjimit, qe duhet kuptuar jo si qendrim pasiv, por si nje aftesi kuptimi dhe interpretimi te mesazhit te marre. Komunikimi oral eshte nje burim i rendesishem per pasurimin e leksikut te nxenesit, nderkaq mesuesi duhet te favorizoje mesimin e fjaleve te reja qe i pershtaten situates se ciles ata i referohen. Eshte e rendesishme te gjeje dhe te nxise situata komunikuese qe e lejojne nxenesin te marre sa me shume mesazhe qe lidhen me bashkebiseduesin dhe me rrethanat. Behet fjale per te gjetur menyren se si nxenesi ne bisedat qe ai ben dhe qe degjon, te gjeje variante te tilla qe gradualisht do ta bejne te kuptoje ekzistencen e nje game te gjere te perdorimit specifik te gjuhes. Duhet te nxiten te gjitha format e komunikimit oral: pershkrimi, ritregimi, tregimi, debati, etj. Do te ishte mire qe nxenesi te arrinte te kuptonte ndryshimet ne shqiptimin e nxenesve ne klase dhe me pas ata te orientohen shkalle-shkalle drejt nje shqiptimi te pranueshem, te sakte, ne funksion edhe te te shkruarit te sakte. Gjuha e shkruar Ne nivelin e te mesuarit fillestar te gjuhes se shkruar, metodat qe perdoren jane te shumta dhe seicila prej tyre i referohet argumentave teorike qe mbahen parasysh per te bere nje zgjedhje. Ka disa tendenca metodologjike qe nisen nga nje e tere (fjale, fjali) dhe qe analizohet ne elementet e saj perberes, disa te tjere nisen nga elemente te vecante per te mbrritur me pas ne bashkimin e tyre ne fjale dhe fjali. Si njera dhe tjera sjellin nje lloj efikasiteti didaktik, me kusht qe te perdoren pa shtesa te tjera e do t’i trasformonin ne metoda sterile. Zgjedhja e metodes duhet te mbaje parasysh edhe nje lloj vleresim te vemendshem te nivelit te zhvillimit mendor dhe perceptues te femijes. Ne fakt, edhe ne funksion te gadishmerise dhe te ritmeve te tyre individuale, mesuesi duke qene i ndergjegjshem per mundesite qe ofrojne metodat e ndryshme, do te marre vendimet e tij dhe do te parashtroje kushtet per mesim. Nje nga arritjet e para te femijes, ne fazen fillestare te te mesuarit eshte konstatimi se ndryshimet ne te shkruarin ndodhin ne saje te ndryshimeve te aspekteve fonike te gjuhes se folur; ky zbulim lehtesohet edhe nga reflektimi mbi gjuhen e folur (perceptimet, analizat dhe segmentimi i zerit). Meqenese gjuha jone perdor nje shkrim alfabetik, nuk mund te perjashtohet momenti, kur gjate mesimit behet ndarja e perkohshme e aspekteve te kuptimit nga ato te formes. Eshte e nevojshme qe mesuesi ta quaje kete si nje kalim paraprak per t’u rikthyer perseri tek kuptimi. Te shkruarit nuk eshte nje lloj kopjimi grafik (vizatim germash), nuk eshte vetem problem i perdorimit te dores, por eshte perkthimi ne flete me ane te mjeteve te pershtatshme (edhe me mjete si makina e shkrimit, etj) te permbajtjeve qe nga ana e tyre perfshijne shumellojshmerine e pervojave te nxenesit. Permbajtjet konceptuale qe lidhen me pervojat e shumta te femijes mund te perkthehen ne forma te ndryshme “teksti”. Nxenesi duhet te nxitet per te shkruar sa me shume, por pa perdorur praktika te tilla qe mund te zbehin zgjedhjet e tij gjuhesore. Eshte e rendesishme qe qysh ne vitin e pare te shkolles fillore te gjenden stimuj per te motivuar femijen per te shkruar. Por do te ndeshemi me momente te ndryshme deshirash per te shkruar, sepse femijet ndryshojne njeri nga tjetri. Mesuesi duhet te pranoje cdo lloj teksti qe nxenesi desheron te riprodhoje dhe duhet te bashkepunoje me te per t’i bere tekstet sa me te pershtatshme per qellimet e tij. Meqenese ky kusht nuk do te jete as i zakonshem, as i pergjithshem, ai duhet te beje kujdes q te zgjoje motivimin e nxenesit sepse te shkruarit eshte baraz me formulimin dhe komunikim grafik te asaj qe ndjen dhe mendon. Format e te shkruarit si pershkrimi, tregimi, korrespondenca, artikulli, poezia, etj, jane me vlere ne se burojne nga nje interes efektiv i nxenesit per te ofruar pervojat e tij. T’i diktosh klases nje teme si pikenisje per nxenesit per te bere nje hartim nuk eshte nje praktike e pranueshme, ne se me pare nuk eshte nxitur interesi i nxenesve per kete teme, ne menyre qe ata me ane te te shkruarit te japin gjendjen etyre shpirterore, reflektimet dhe gjykimet e tyre. Mund te jete e nevojshme te nxitet ky interes, pra motivimi i nxenesit per te shkruar- duke apeluar mbi kriterin e dobishmerise. Psh, nxenesit jane angazhuar ne nje studim ose ne nje eksperiment te thjeshte, mund te behet qofte edhe ne menyre sintetike qe te dalin ne drite fazat e ndryshme te ketij aktiviteti, sipas rradhes. Ose mund te sugjerohet te behet nje rrjeshtim i rregullt i shenimeve qe jane mbajtur per nje argument te caktuar duke nenvizuar se kjo mund te jete e nevojshme ne nje moment te mevonshem kur ne duam te konsultohemi me shenimet tona. Duhet evituar stervitja e te shkruarit per tema qe nuk lidhen me nevojen e komunikimit te ideve dhe te ndjenjave te tyre. Leximi Pervoja e pare e leximit per femijen, e cila duhet ta ndjeke gjate gjithe periudhes se shkolles fillore, eshte te degjoje se si lexon me i madhi, pra te degjoje “kryerjen” me goje te leximit te teksteve te ndryshme (jo vetem tregime, poezi, pjese letrare, por edhe kronika te shkurtra te marra nga gazeta, letra, dokumenta shkollore, etj). Te lexuarit eshte nje proces kerkimi, kuptimi dhe interpretimi te brendise se tekstit. Ne aktivizimin e nje pocesi te tille ndihmojne aftesia e dekodifikimit te fjales se shkruar, njohurite leksikore, morfologjike dhe sintaksore, lloji i tekstit qe do te lexohet, njohja e “asaj qe do te lexohet” dhe situata ku vendosen ngjarjet qe trajton teksti. Mesuesi, duke deshmuar se eshte familjarizuar me leximin, stimulon dhe rrit motivimin e femijes per te lexuar, i kushton vemendje te vecante zgjedhjes se teksteve cilesore. Per permbushjen e kesaj detyre, mesuesi duhet te kete njohuri te mira dhe jo siperfaqesore per librat e rinj, te sapobotuar per femije, qe i pershtaten nxenesit, duhet te dije te dalloje monografite, enciklopedite, tekstet tregimtare, etj. Gjithashtu, duke pasur parasysh faktin se sot femijet nuk jane shume te interesuar ndaj leximit, sic jane ndaj imazheve qe propozon televizioni ose filmi, mesuesi duhet te dije qe te ndeze tek ata deshiren dhe interesin per te lexuar. Eshte nje kerkese, ndoshta dhe infantile ajo per te pasur nje pervoje te veten, per te zgjeruar kufijte e njohurive dhe ndjenjave: do te ishte shume mire qe mesuesi te ndihmonte nxenesin per te gjetur libra dhe ne pergjithesi botimet qe i pergjigjen kesaj kerkese ne menyre konstruktive. Motivimi per lexim duhet ta nxise mesuesin te shohe dhe te verifikoje shkallen e deshires se femijes per lexim dhe cfare ata perfitojne (psh pervoja qe ofrojne faqet e tekstit te lexuar, e cila pervetesohet si nje kompleks organik idesh qe ai i ndjen brenda vetes) nga ana afektive, emotive dhe e sjelljes. Gjithashtu duhet gjetur dhe vleresuar shkaqet e ndryshme te renies se deshires per lexim. Kjo nuk ka te beje vetem me leximin ne klase, pra qe eshte me e lehte te kontrollohet nga mesuesi, por edhe me nxitjen per te lexuar sa me shume ne kohen e lire, jashte shkolles. Edhe per leximin mund te permendet i njejti vleresim ashtu si dhe per shkrimin, perdorimi jo vetem i teksteve shkollore, por edhe i librave te bibliotekes se klases si dhe tekste te tjera qe i pershtaten nevojes per lexim. Shkolla nuk duhet te lere menjane asnje iniciative e dobishme per te afruar nxenesit me librin. Kjo do te beje qe ata te afrohen me shume me biblioteken (e cila duhet te pajiset per kete qellim), kjo do te te kerkoje blerjen e librave, botimeve periodike, keshtu do t’i kushtohet me shume hapesire leximit personal. Korrigjimi Persa i perket teresise se veprimtarise gjuhesore ekziston problemi i respektimit te disa rregullave duke bere qe tekstet eshkruara dhe ato gojore te jene “korrigjuar”, te qarte e te kuptueshem. Ne kete pike, ne kuadrin e shkolles, eshte kaluar nga nje pozicion rreptesisht abstrakt ne nje pozicion te kundert, pranimi i pakushtezuar dhe heqje dore nga nderhyrjet vleresuese e korrigjuese. Ketu duhen dalluar koha dhe menyra e kesaj nderhyrje per ta bere me pruduktive, pra te mos bllokoje aktivitetin gjuhesor. Eshte nje faze, ku nxenesi eshte shume i zene me veprimtari komunikuese ne kodifikimin dhe dekodifikimin e kuptimeve dhe nuk do te ishte mire te nderprisnim punen e tij me nderhyrje dhe komente tipike teknike. Por kjo nuk do te thote se do te pranojme gabimin, do ta leme te kaloje, kjo do te thote se do t’ia leme nje faze te dyte, kur femijes “ iu be e qarte” dhe “e kuptoi”. Pikerisht, ne kete moment duhet bere korrigjimi i gabimeve qe nxenesi ka bere duke i vleresuar me shkallen e pjekurise gjuhesore, me llojin e tekstit, nivelin e komunikimit, ekzistencen e rregullave, gjendja extra gjuhesore. Kjo nuk perjashton qe ne situata te tjera nderhyrja mund te jete kontekstuale dhe ka per qellim ndergjegjesimin per ekzistencen e zgjedhjeve te ndryshme qe ofron gjuha ne te gjitha nivelet. Eshte e mundur dhe duhet shpresuar parashikimi i gabimit nepermjet nje metodologjie te shkallezuar dhe sistematike. Psh, nxenesi duhet te jete i qarte dhe te kuptoje dallimet qe ekzistojne ne shqiptimin e gjuhes italiane, e ashtuquajtur standart, nga ajo dialektale, kjo behet me qellim eliminimin e gabimeve, te pakten ne menyren e te shkruarit. Reflektimi gjuhesor
Femija ka kureshtje per gjuhen qe perdor. Por tek ai mund te inkurajohen kuriozitete te
ndryshme: reflektimi mbi gjuhen, nje reflektim i qarte i konsideruar si nje moment
vleresimi dhe si instrument qe konfirmon aftesite gjuhesore.
Ne fillim dhe per nje kohe te gjate, reflektimi drejtohej ne kuader te kuptimit (fjale te
nxjerra nga teksti, ose njesi me te medha se fjala), ky aspekt i gjuhes nuk mund te
reduktohet ne nje shpjegim episodik te fjales se panjohur, si nje konsultim mekanik i
fjalorit, por duhet te jete nje aktivitet i programuar qe merr parasysh shijet dhe deshirat e
femijes per te luajtur me gjuhen, zbulimi i lidhjes midis formave, ndermjet kuptimeve
dhe midis formave dhe kuptimit, te krijoje familje fjalesh dhe me ndihmen e mesuesit te
beje edhe “historine e fjales”.
Reflektimi, me pas mund te behet per disa struktura themelore sintaksore: kallzues qe
shpreh karakteristikat e nje subjekti, kallzues qe vendos lidhje ndermjet subjektit dhe nje
elementi. Analiza morfologjike behet ne baze te tekstit, ajo tregon lidhjen ndermjet
fjaleve.
Eshte e rendesishme qe analiza gramatikore e tekstit te shkruar te sherbeje per nje
interpretim sa me te sakte te tij.
Gramatika duhet konceptuar si nje ngritje ne nivel te ndergjegjshem te dukurive qe vete
nxenesi eshte ne gjendje te riprodhoje dhe te perceptoje. Ne kete koncept te zgjeruar te
gramatikes hyn edhe riperpunimi i tekstit, nje nga operacionet per produktive, e afte per
sintetizimin e shume veprimtarive gjuhesore.
GJUHA E HUAJ

Ne kuadrin e nje vizioni global te edukimit gjuhesor, mundet te filloje studimi i nje gjuhe
te huaj, me kusht qe te perdore mjete didaktike te pershtatshme qe mban parasysh pocesin
e evolucionit te nxenesit.
Qellimi final eshte qe:
a. te ndihmoje dhe te pasuroje zhvillimin njohes duke ofruar nje mjet tjeter te b. t’i lejoje nxenesit te komunikoje me te tjeret ne gjuhe te huaj; c. te njohe kulturen e popujve te tjere nepermjet instrumentit gjuhesor. Sipas objektivave qe i ka vene vetes shkolla fillore, zgjedhja e nje gjuhe te huaj nuk eshte percaktuese. Gjuha mund te zgjidhet duke pasur parasysh, pervec kerkesave te komunitetit, kriteret objektive te dobise shoqerore dhe kulturore. Duhet pasur parasysh karakteri i perhapur i gjuhes angleze, ajo ofron shume raste pervoje, pra nje perforcim pozitiv per perdorim te pergjithshem ne mjetet e komunikimit, shkembimet nderkombetare dhe ne fushen e tekonologjise (psh gjuha e mjeteve llogaritese). Ne ato zona te vendit tone, ku ekzistenca e disa gjuheve eshte nje kusht historik, i bazuar ne zakone vendore dhe disa here i garantuar nga norma statutore te rregulloreve shkollore dhe ku rregjistrohen flukse te vecanta emigrimi dhe turizmi, zgjedhja e gjuhes se huaj duhet patjeter te mbaje parasysh keto karakteristika. Cilado qofte gjuha e huaj e zgjedhur, e rendesishme eshte qe nxenesi, me mbarimin e
shkolles fillore, te jete ne gjendje bashkebisedoje dhe te lexoje tekste qe i referohen
pervojave konkrete te jetes se perditshme.
Te dhena didaktike
Per te ndihmuar nxenesin ne realizimin e objektivave te larpermendur, ka rendesi te
madhe zgjedhja e metodes qe do te perdoret.
Eshte mire qe mesuesi ta programoje veprimtarine didaktike duke pasur parasysh
sugjerimet qe jep pervoja.
Sipas ketyre pervojave, edhe afrimi me gjuhen e huaj, respekton thenien kuptim-
pervetesim-riprodhim
, sigurisht ne kufijte e lejuar te shkolles fillore.
Fillimisht veprimtaria didaktike duhet zhvilluar me goje, me qellim qe nxenesi te
aftesohet ne marrjen e mesazhit dhe t’i pergjigjet me saktesi. Me pas, sipas mundesive,
gradualisht mund te kalohet ne materiale shume te thjeshta, te shkruara ne gjuhen e huaj,
me qellim qe nxenesi te mund te kuptoje ndryshimet qe ekzistojne midis kodit oral dhe
atij te shkruar.
Nepermjet kesaj etape, kalohet ne leximin e teksteve te lehta, eshte mire e ato te lexohen
dhe te perseriten herepashere, ne kete menyre nxenesi pa u sforcuar mund te arrije te
shkruaje permbajtjen e saj.
Qysh ne fillim duhen perdorur kartela, vizatime, maska, kukulla, lojra individuale dhe ne
grup per te nxitur pervetesimin e strukturave fonologjike, leksikore, morfologjike,
sintaksore, per te kaluar ne fazen e pervetesimit analitik. Kjo metode, nepermjet
veprimtarive motivuese e ndihmon nxenesin te fitoje dhe ta perdore me lehtesi leksikun,
sigurisht brenda strukturave te thjeshta. Ne nje moment te dyte, nxenesi eshte i pergatitur
te kryeje disa reflektime te lehta gjuhesore te situatave te ngjashme dhe te kunderta
ndermjet italishtes dhe gjuhes se huaj.
Ne kete rast, per te kapercyer stereotipet e vjeteruara sipas te cileve gramatika dhe
perkthimi me ndihmen e fjalorit ishin permbajtja thelbesore e mesimit, mund te thuhet se
nxenesi meson nje gjuhe tjeter vetem duke studiuar perdorimin si mjet i pervetesimit dhe
komunikimit.
Vecanerisht i rendesishme, ne kete aspekt, eshte pervetesimi i nje bagazhi te madh
leksikor, i zbuluar dhe i rivleresuar ne situata te ndryshme nepermjet degjimit,
bashkebisedimit, imazhet audiovizive (pamja – fjala – fjalia), pervetesimi i shprehjeve,
tekstit te kengeve. Perdorimi i disa mjeteve ndihmes mjaft te perhapur, si magnetofoni,
audio dhevideokasetat lehteson punen e mesuesit per nje shqiptim sa me te paster te
fjaleve. Edhe leterkembimi midis nxenesve te shkollave, ne klasat e larta ofron shanset
per perdorim konkret te gjuhes se huaj.
MATEMATIKA

Matematika dhe formimi i mendimit

Edukimi matematikor ndihmon ne formimin e mendimit ne shume aspekte te saj: intuita,
imagjinata, projektimi, hipoteza dhe deduksioni, kontrolli, pra verifikimi ose
pergenjeshtrimi. Ajo kerkon zhvillimin, ne menyre specifike, te koncepteve, metodave
dhe qendrimeve te dobishme qe cojne ne krijimin e aftesise per te rreshtuar, matur dhe vleresuar fakte dhe dukuri te realitetit dhe ne formimin e aftesise per nje interpretim kritik dhe nje nderhyrje te ndergjegjshme ne te. Mesuesi i matematikes ne shkollen fillore per nje kohe te gjate eshte kushtezuar nga nevoja qe t’i jape femijes shume heret mjetet e domosdoshme per veprimtarite praktike. Por me perhapjen e arsimit u be e mundur te percaktohen objektiva me karakter formues. Ne kete situate, qe ofronte me shume liri per projekte, mesimi i matematikes, pothuajse ne te gjitha vendet e botes u orientua drejt objektivave me karakter formues. Ne kete situate qe ofronte me shume liri, mesimi i matematikes, pothuajse ne te gjitha vendet e botes, u orientua drejt koncepteve dhe strukturave mekanike, ne Italia ajo i dha jete nje seri veprimtarish eksperimentale. Por pervoja e fituar tregoi se nuk eshte e mundur te realizohen nje abstragim matematikor pa pershkruar nje linje te gjate qe lidh njohjen e realitetit, veprimtarite matematikore, zgjidhjen e problemeve dhe realizimin e niveleve te para te formimit. Kerkimet me te reja didaktike, nepermjet nje analize te vemendshme te proceseve njohese ku artikullohet pervetesimi i matematikes, kane nxjerre ne pah kompleksitetin e madh, rritjen e shkallezuar dhe linjat e zhvillimit shumeplaneshe. Ne kete kuptim u konstatua se edhe algoritmet dhe studimi i figurave gjeometrike kane vlere formuese pertej perdorimeve praktike qe ne kohe te tjera justifikonin perfshirjen e tyre ne programet shkollore. Objektivat dhe permbajtja Per nje paraqitje me te qarte, me poshte po permendim disa tema te matematikes, te cilat jane dhe objektivat e programit. Mesuesi duhet te perpiqet per nje zhvillim te koordinuar te ores se mesimit, duke shfrytezuar te gjitha rastet per te ngritur probleme te matematikes dhe per t’i lidhur me problemet e disiplinave te tjera. Keto objektiva kane karakteristika dhe funksione te ndryshme. Disa kane parasysh fitimin e aftesive dhe njohurive zinxhir qe ndryshe mund te quhen si progresione shume te sakta ose si tregues te vecante qe sinjalizojne per njohuri te fituara e te qendrueshme ose per mungesen e tyre. Pra kemi te bejme me objektiva qe lidhen me numrat natyrore dhe dhjetore, aftesia per operacionet matematikore si dhe disa elemente te gjeometrise. Objektivat e tjera kane te bejne me koncepte, parime, veprime me pak te lidhura me njera-tjetren, te cilat perfshihen ne stadin e pare te njohurive, por qe me pas do te zhvillohen dhe do te thellohen ne nivelet e tjera te shkolles. Midis tyre mund te permendim ato te lidhen me logjiken, probabilitetin, statistiken dhe informatiken. Vleresimi i zbatimit te ketyre objektivave duhet te kete parasysh keto ndryshime. a. Problemet Mendimi matematikor karakterizohet nga veprimet per te zgjidhur problemet qe ajo shtron. Kjo eshte ne sintoni me prirjen e femijes per te bere pyetje dhe per te gjetur pergjigje. Per rrjedhoje, nocionet baze matematikore bazohen dhe ndertohen duke u nisur nga situata problematike konkrete qe burojne nga pervoja reale e femijes dhe ofrojne mundesi per te njohur nivelin e njohurive qe zoteron femija, cilat jane mjetet dhe strategjite qe perdor dhe cilat jane veshtiresi qe ndesh. Duhet eliminuar veprimi i rastesishem dhe i crregullt, duhet synuar drejt nje organizimi te drejte te njohurive. Objektivat - shprehja ne gjuhen e matematikes e problemeve elementare te shprehura ne fjale, duke zgjedhur veprimet e pershtatshme; pra te gjenden zgjidhjet dhe te intepretohen rezultatet; dhe e kunderta t’i jepet nje kuptim shprehjeve matematikore; - gjetja e situatave problematike ne kuader te pervojave dhe studimeve dhe formulimi dhe argumentimi i hipotezave te zgjidhjes me perdorimin e drejte te mjeteve matematikore, aritmetike, etj; - zgjidhja e problemeve me nje veprim dhe me nje zgjidhje dhe e problemeve qe ofrojne pergjigje te ndryshme, por te pranueshme; - gjetja e mungesave ne te dhenat e domosdoshme per zgjidhjen e problemeve, ekzistenca ne nje problem e te shume te dhenave, qe mund te jene dhe kontradiktore e qe sjellin pamundesine e zgjidhjes. B.Aritmetika Zhvillimi i konceptit te numrit natyror duhet stimuluar duke vleresuar pervojat e meparshme te nxenesve ne numerimin, ne njohjen e simboleve numerike qe cilat jane bere ne kuadrin e lojes dhe te jetes familjare dhe shoqerore. Duhet te kihet parasysh se idea e numrit natyror eshte komplekse dhe kerkon nje afrim te perbere nga disa kendveshtrime (themelore, rreshtore, masa, etj), njohja e tyre behet ne nivele gjithnje e me te larta gjate gjithe viteve te shkolles fillore e me vone. Formimi i aftesise per llogatije bazohet ne modele konkrete ngushtesisht te lidhur me situata problematike. Me kete nuk duhet nenvleftesuar rendesia e formimit te disa automatizmave themelore (psh tabelata), qe konsiderohen si mjete te nevojshme per nje organizim te shpejte dhe thelbesor te algoritmeve te llogatitjes. Ne fakt, kuptimi i ketyre algoritmeve, sebashku me perpunimin e disa procedurave dhe strategjive te llogaritjes mendore ndihmon ne ndertimin e logjikshem te zevendesimit te numrave natyrore dhe disa zevendesime numerike (tek, cift, shumefish, etj). Objektivat e vitit te pare dhe te dyte - numerimi, zmadhues dhe zvoglues, duke e lidhur me aktivitetin e perceptimit dhe ate manipulues; - grupimi i objekteve sipas sasise, krahasimi midis tyre, elementet perberes te seicilit grup, cili ka me shume ose me pak elemente; - leximi dhe shkrimi i numrave natyrore, te pakten deri ne 100, duke i shprehur me shifra dhe me fjale, krahasimi, rreshtimi i tyre, duke perdorur edhe simbolet e =, <, >; - kryerja me saktesi dhe me shpejtesi me mend e veprimeve te mbledhjes dhe zbritjes; - rigrupimi i objekteve dy nga dy duke i mbledhur me dy, rigrupimi i objekteve tre nga tre duke i mbledhur me tre, e keshtu me rradhe; - me ndihmen e nje sasie te duhur objektesh, te behet lidhja reciproke, dyfishi\gjysma, trefishi\nje e treta, katerfishi\nje e katerta, etj; - kryerja e kater veprimeve aritmetike: mbledhje, zbritje, shumezim, pjestim me numrat deri ne 100 (me heres dhe pjestues me nje shifer), duke i ndihmuar nxenesit me mjete konkrete. Objektivat e vitit te trete, katert dhe te peste - leximi i numrave, natyrore dhe dhjetore, te shprehur ne shifra dhe ne fjale, duke i ndare ne shuma ne mijeshe, qindeshe, dhjeteshe, ne njesi, te dhjetat, te qindta, etj; - shkrimi ne shifra dhe ne fjale,edhe ne forme diktimi, i numrave natyrore dhe dhjetore, duke kuptuar vendin qe ze cdo shifer, kuptimi dhe perdorimi i zeros dhe i presjes; - krahasimi dhe rreshtimi i numrave natyrore dhe dhjetore, me perdorimin ne vije te - shkrimi i nje serie numrash natyrore sipas nje rregulli te caktuar dhe anasjelltas gjetja e nje rregulli per nje seri te dhene numrash; - perdorimi i vetive zevendesuese dhe shoqeruese ne veprimin e mbledhjes dhe shumezimit, vetia shperndarese e prodhimit ndaj shumes, vetia e pandryshueshmerise ne veprimin e zbritjes dhe pjestimit edhe per te lehtesuar veprimet e bera permendesh dukeperdorur strategjite me te mundhsme; - kryerja me shkrim e kater operacioneve aritmetike me numrat natyrore dhe dhjetore, duke kuptuar hapat e bera ne llogaritje; - shumezimi dhe pjestimi i numrave natyrore dhe dhjetore me dhjete, njeqind dhe - llogaritja me heres dhe pjestues, njohja e numrave te pare; - gjetja e thyesave qe perfaqesojne pjse te figuvae gjeometrike, e teresise te objekteve ose numrave, e anasjellta, jepet thyesa-te gjendet tek figura gjeometrike, teresia e objekteve ose ne numra pjesa qe i pergjigjet, vemendje duhet treguar ne ndarjet me dhjetoret; - krahsimi dhe rreshtimi i thyesave te thjeshta duke perdorur serine e numrave; - krahasimi dhe rreshtimi ne serite e numrave te zevendesuesve, duke pasur parasysh edhe pervojen personale, (psh, perdorimi i termometrit); - respektimi i rradhes se kryerjes se operacioneve, (shprehjet), interpretimi i kuptimit te shenjave duke kuptuar vete rendin, e anasjelltas, ndertimi i shprehjes duke perdorur shenjat e duhura per te respektuar rradhen e veprimeve. C. Gjeometria dhe masa Gjeometria duhet te shihet si nje aftesim i shkallezuar drejt orientimit, njohjes dhe lokalizimit te objekteve dhe formave dhe ne pergjithesi drejt organizimit progresiv te hapesires edhe nepermjet perfshirjes te sistemeve te posacme te referimit. Intinerari gjeometrik fillestar tenton drejt sistemimit te pervojave hapesinore te femijes, ai do te zhvillohet nepermjet perfshirjes progresive te paraqitjes skematike te aspekteve te realitetit fizik, studimit dhe realizimit te modeleve dhe vizatimeve qe realizojne njohjen me figurat kryesore gjeometrike. Vemendje e vecante do t’i kushtohet njohjes me konceptet themelore te gjatesise, siperfaqes, paraleleve, kendit te drejte, gjithashtu vemendje do t’i kushtohet edhe konceptit te madhesise dhe perdorimi i njesise matese, ato do te kuptohen ne kontekste eksperimentale dhe problemore dhe ne lidhje te vazhueshme me mesimin e shkencave. Objektivat e vitit te pare dhe te dyte - lokalizimi i objekteve ne hapesire, me lidhje ne vetveten dhe te tjeret, perdorimi i drejte i termave: perpara\prapa, mbi\nen, djathtas\majtas, prane\larg, brenda\jashte; - kryerja e zhvendosjeve sipas linjave te percaktuara, pershkrimi me goje ose me shkrim i zhvendosjeve te bera nga te tjeret, me perdorimin e vizatimeve; - gjetja e objekteve ne mjedisin perreth, gjetja e figurave gjeometrike me te - gjetja e simetrive ne objektet dhe figurat e dhena, realizimi dhe perfaqesimi grafik i simetrive nepermjet palosjeve, prerjeve, vizatimeve, etj; krahasimi dhe matja e largesise, gjeresise, kohezgjatjes, aftesive me perdorimin e drejte te njesise, arbitrare ose konvencionale, ndarjet e tyre. Objektivat e vitit te trete, te katert dhe te peste - njohja ne kontekste te ndryshme, gjetja e emrit, vizatimi dhe ndertimi i figurave me kryesore te gjeometrise plane, ndertimi i figurave gjeometrike te ngurta me ane te teknikave te ndryshme materiale, pershkrimi i karakteristikave te tyre, numri i kulmeve, kendeve dhe faqeve; - gjetja e barazlargesise ne figurat e thjeshta gjeometrike nepermjet ndertimit te - matja dhe llogaritja e perimetrit dhe e siperfaqes te figurave kryesore plane, duke qene te ndergjegjshem per ekzistencen e koncepteve te ndryshme per keto dy nocione; - gjetja e vellimit te objekteve edhe atyre te crregullta me menyra dhe njesi matese te ndryshme, duke qene te ndergjegjshem per ndryshueshmerine konceptuale midis nocionit te vellimit dhe atij te siperfaqes se nje figure te ngurte; - gjetja ne situata konkrete e pozicioneve dhe zhvendosjeve ne plan (pikat, drejtimet, largesite, kendet, rrotullimet), mund te perdoren rrjeta gjeometrike me koordinata pozitive, harta, etj; - perdorimi i drejte i shprehjeve si: drejteza vertikale, horizontale, drejteza paralele, thyerjet, kendi i drejte, vizatimi, me vizore, me kompas, drejteza paralele dhe pingule, kendi, shumekendeshi; - njohja e simetrive ne nje figure te sheshte, klasifikimi i trekendeshit dhe katerkendeshit kundrejt vete simestrise se tyre; - realizimi edhe nepermjet perdorimit te materialit konkret dhe me vizatime,figura gjeometrike e sheshte zhvendosja ne nje simetri aksiale, rrotullimi, zmadhimi ose zvoglimi ne shkalle; - njohja e njesive kryesore nderkombetare dhe praktike per matjen e gjatesise, siparfaqes, vellimit, peshes, perdorimi i drejte i mases; - zgjedhja, ndertimi dhe perdorimi i instrumentave te pershtatshme per kryerjen e - kalimi nga nje njesi mase ne nje tjeter ekuivalente, kufizimi ne rastet me te zakonshme, perdorimi i sakte i gjuhes duke iu referuar edhe sistemit monetar; - kryerja e matjeve: gjeresia kendore (ne grade), kohezgjatja (ne ore, minuta, sekonda), veprimet me keto njesi ne rastet e problemeve reale. D. Logjika Edukimi logjik, me shume se objekt i nje mesimi te qarte e formal, duhet te jete argument refleksioni dhe vemendje te vazhdueshme nga ana e mesuesit, i cili ka per detyre favorizimin dhe stimulimin e zhvillimit njohes te femijes dhe ne te njejten kohe evidentimin e veshtiresive dhe mungesave. Vemendje e vecante i duhet kushtuar realizimit te nje gjuhe te plote dhe te sakte, duke pasur parasysh mbi te gjitha ne vitet e para te shkolles, se gjuha natyrore gezon pasuri shprehje dhe potencial logjik te pershtatshem per nevojat e mesimit. Mesuesi, qysh ne fillim, ne baze te pervojes dhe veprimit konkret, duhet te propozoje veprimtari te pasura me potencial logjik si: klasifikimi nepermjet cilesive, perberjes, perfshirjes, etj. Shkalle- shkalle, mesuesi mund te perdore nje teresi logjike, psh mund te perdore diagramat e Eulero-Venn, grafike, etj. Megjithate, duhet te kihet parasysh se nuk eshte shume i nevojshem simbolizimi formal i operacioneve teresore logjike, si mjet paraprak, por perfshirja e teresive natyrore dhe e veprimeve aritmetike. Gjithashtu duhet te kihet parasysh se problemet me elementare te kombinuara, gjenerojne nje seri problemesh me vlere te madhe logjike. Objektivat e vitit te pare dhe te dyte - klasifikimi i objekteve, i figurve, anetareve… ne baze te nje vetie te dhene dhe anasjelltas, jepet nje veti dhe te shpjegohet klasifikimi i bere; - zbulimi dhe verbalizimi i rregullshmerise dhe i ritmit ne nje seri te dhene objektesh, imazhe,zera dhe anasjelltas, ndjekja e rregullave te dhene me shkrim ose me goje per te ndertuar seri te tilla; - paraqitja me skema te thjeshta (psh me shigjeta), lidhja kohe-hapesire, lidhjet e rendit, korresponduesit ne lidhje me situata konkrete. Objektivat e vitit te trete, te katert dhe te peste - klasifikimi i objekteve sipas dy ose me shume vetish dhe realizimi i drejte i perfaqesuesve te vete klasifikimeve nepermjet diagrames se Venn, Carroll,ne peme, tabele, me skema, etj; - perdorimi i drejte i gjuhes ne operacionet e teresise, bashkesise, ndarjes, plotesimit edhe ne lidhje me dobishmerine e lidhjeve logjike dhe me zbatimin ne klasifikimet aritmetike, gjeometrike, natyrore, gramatikore, etj. E. Probabiliteti, statistika, informatika Nje rendesi te madhe edukuese kane edhe konceptet, parimet dhe kapacitetet qe lidhen me perfaqesimin statistikor te fakteve, fenomeneve dhe proceseve dhe me perpunimin e gjykimeve dhe parashikimeve ne kushtet e pasigurise. Perfshirja e elementeve te pare te probabilitetit, i cili mund te gjeje vend te fund te shkolles fillore, ka si qellim pergatitjen e femijes per te vepruar ne nje mjedis intuitiv, mbi te cilin ne nje faze te dyte mund te bazohet analiza racionale e situatave te paqarta. Perkufizimi klasik i probabilitetit-si lidhje ndermjet numrit te rasteve te favorshme dhe numrit te rasteve te mundshme in situata simektrike nuk mund te merret si pike nisje, ne fakt eshte nje pike mbrritje e nje aktiviteti te shenuar. Ne zhvillimin e ketij intinerari mund te kryhet ndertimi dhe analiza e hapave dhe algoritmi numerik dhe jo numerik edhe me perdorimin ne fazen fillestare, por ne menyre koherente dhe produktive, te instrumentave te nevojshem per llogaritjen dhe perpunimin e informacionit. Objektivi i vitit te pare dhe te dyte - ne situata problematike te marra nga jeta reale ose dhe nga lojrat, perdorimi i drejte dhe koherent i shprehjeve: ndoshta, eshte e mundur, eshte e sigurt, nuk dihet, eshte e pamundur; etj. Objektivat e vitit te trete, te katert dhe te peste - kryerja e vezhgimeve dhe matjeve statistikore te thjeshta, vizatimi i diagramave, istogramave, aerogrameve, llogaritja e mesatares aritmetike, perqindja, duke perdorur, ne se gjykohet e nevojshme, makina llogaritese te vogla, dhe anasjelltas interpretimi i llogaritjeve te bera nga te tjeret; - krahasimi ne situata te ofruara nga lojrat, te probabilitetit te ngjarjeve te ndryshme, nepermjet perdorimit te mundesive; - listimi dhe numerimi i te gjitha rasteve te mundshme, te thjeshta ne situata te kombinuara, deduktimi i disa vleresimeve elementare te probabilitetit; - vizatimi dhe leximi i diagramave te fluksit per perfaqesimin e veprimeve te
Te dhena didaktike

1.Te fillim te vitit te pare te shkolles fillore eshte mire qe mesuesi te beje nje vezhgim te hollesishem te gjendjes aktuale te pergatitjes te nxenesve ne lidhje me kerkesat e procesit te pervetesimit te matematikes. Per kete qellim eshte i nevojshem nje vezhgim sistematik i sjelljeve dhe qendrimeve qe manifestohen gjate aktivitetit shkollore dhe gjate lojes. Sektore te rendesishem per vezhgim jane: aftesia per te kapur lidhjet dhe vendosja e lidhjeve midis vete objekteve, numerimi dhe llogaritja (numerimi me goje), numerimi i objekteve (lidhja midis hapave te metejshme ne rradhen numerike verbale te objekteve), orientimi ne hapesire (mbi, nen, perpara, prapa), orientimi ne kohe (perpara, prapa). Programimi didaktik do te zhvillohet duke pasur parasysh informacionet e marra nepermjet ketij vezhgimi te pare dhe do te drejtohet ne rradhe te pare per ndertimin e nje baze te shendoshe pervoje mbi te cilen do te mbeshteten reflektimet dhe konceptimet matematikore per nje perputhje sa me te mire te veprimtarise ne shkollen fillore dhe aktivitetet jashte shkollore. Kjo mund te realizohet edhe nepermjet aktiviteteve dhe lojrave te zgjedhura, nder me te zakonshmet ne jeten e perditshme te femijes. Ne plotesimin e shume objektivave eshte shume e rendesishme te veprohet ne menyre konstruktive dhe kuptimplote, duke i siguruar nxenesit nje baze te shendoshe pune. Seicili nxenes vendoset ne kushte te tilla qe ai te perdore, ne fillim, materiale te ndryshme, te zakonshem dhe te krijuar posacerisht, qe sigurojne modele te pershtatshme te koncepteve matematikore, te perfshira ne shume procedura operative. Megjithate, ne nje moment te caktuar, eshte e rendesishme qe ai te shkeputet nga manipulimi i materialeve per te kaluar ne venien ne pune te mendjes per te kryer dhe interpretuar detyrat qe i jane ngarkuar. Kalimi nga pervoja ne perfaqesimin e saj, pra ne formalizimin e saj ndodh si rrjedhoje e levizjes ne situata te ndryshme; ndermjet tyre nje rol te rendesishem kane situatat natyrale te lojes. Cdo aktivitet loje dhe pune e drejtuar mire dhe drejt favorizon nje aktivitet intelektual te kontrolluar edhe duke sjelle konfrontim idesh, sjelljesh, zgjidhjesh alternative, nje klime pozitive shoqerizimi. Ndermjet lojrave mund te permendin ato spontane dhe ato posacerisht te drejtuara me nje qellim te caktuar per aftesimin matematikor te tij. 2.Vemendje te vecante merr kuptimi i konceptit kompleks te numrit natyror, ne formimin e aftesise per ta paraqitur ate ne sistemin e shkrimit dhjetor, referimi i vleres se vendosjes se shifrave dhe kuptimi e perdorimi i zeros. Per kete qellim eshte me vlere perdorimi i nje sistemi te ndryshem numerimi nga ai dhjetor. Gjithashtu duhet pasur parasysh teresia e numrave natyrore qe ka si karakteristike te sajen themelore rreshtimin, dhe per kete femija duhet te dije te krahasoje e e te rreshtoje numrat duke perdorur te ashtuquajturen vije numerike ose drejtez te shkallezuar. Brenda vitit te dyte, nxenesit duhet te dine te operojne ne numrat natyrore, te pakten deri ne 100. Ne klasen e trete do te ishte mire te operohej ne numrat deri ne 1000, veprimet e mbledhjes dhe zbritjes edhe me mbetje, shumezimi me faktore jo me shume se dy shifra, pjestimi me nje shifer. Ne klasen e katert mund te operohet me numrat jo me te medhenj se nje milion. Futja e numrave me presje realizohet ne vitin e trete, veprimet me to futen shkalle-shkalle, ne dy vitet e fundit. Ne klasen e katert mund te kufizohemi me veprimet e mbledhjes dhe zbritjes, kujdes duhet treguar me vleren e thyesave ne shifra, sipas pozicionit qe kane ne te djathte te presjes. Ne klasen e peste, veprimet e shumezimit dhe pjestimit me numra dhjetore nuk duhet te behen me faktore me me shume se dy shifra pas presjes. Sugjerimet per te mos kapercyer disa kufij numerike kuptohen ekskluzivisht ne funksion te nevojes per te drejtuar vemendjen e nxenesve drejt koncepteve themelore te vendosjes se numrave dhe mundesite e ndryshimit te ketyre pozicioneve, sigurisht keto situata duhen kuptuar dhe pervetesuar ne kontekste te thjeshta perpara se te kalohet te zgjerimin e tyre, shkalle-shkalle, ne kontekste dora-dores me komplekse ku do te perdoren numra me shume shifra. Kuptimi dhe pervetesimi i teknikave te zakonshme te llogaritjes se kater operacioneve matematikore do te forcohen me tej dhe nxenesit do te jene ne gjendje te kryejne veprime llogaritje, te bejne skemat e llogaritjes (algoritmi), nepermjet shperberjes se numrave si dhe me perdorimin e ketyre operacioneve. E gjithe kjo, e shoqeruar me futjen e dukurise se automatizmit, do te ndikoje pozitivisht ne formimin e disa kapaciteteve per kryerjen e disa veprimeve permendesh duhe pasur parasysh se keto aftesi jane te nevojshme jo vetem per parashikimin dhe verifikimin e zhvillimit, por edhe per kontrollin e rezultateve te vete operacioneve, me pas ato do te kryhen me makine llogaritese. Veprimet per manipulimin e materialeve te pershtatshme, veprimet e matjes se madhesive fizike te ndryshme, analizat e te dhenave ekonomike dhe demografike, etj, ofrojne mundesine e punes me numrat me baze dhjete, ndersa numrat me baza te tjera mund te studjohen ne tre vitet e tjera, kjo mund te ishte nje pike nisje per kuptimin e fuqise dhe shkrimi i tyre. Mund te rezultoje i nevojshem shkrimi i numrave njeqind, njemije, dhjetemije, …, etj nepermjet fuqise se dhjetes, per te mbrritur me pas ne shkrimin e numrave me me shume shifra, ne formen e nje polinomi numerik. 3. Fillimi i studimit ne disiplinen e gjeometrise lidhet natyrshem me nje shumellojshmeri mjetesh qe burojne nga perceptimi i realitetit fizik. Nuk do te ishte produktiv kufizimi i studimit ne kete lende ne memorizimin e thjeshte te nomeklatures tradicionale dhe formulave per llogaritjen e perimetrit, siperfaqes, vellimit te figurave gjeometrike. Ne te vertete, duhet favorizuar nje aktivitet gjeometrik i pasur dhe i shumellojshem, duke filluar me manipulimin konkret te objekteve dhe vezhgimin e pershkrimin e trasnformimeve te tyre dhe pozicionet e ndersjellta. Nocionet e perimetrit, siperfaqes dhe vellimit do te studjohen edhe ne figurat e crregullta, ne menyre qe keto koncepte te shkeputen nga formulat, qe shihen si instrumenta te thjeshte e qe lehtesojne llogaritjet ne problemat e rendesishme, por te vecanta. Vizatimi gjeometrik, fillimisht me dore te lire, pra me vizore, kompas, do te ndiqet me vemendje te madhe, sepse nxit dukshem aftesite operuese dhe nga ana tjeter favorizon pervetesimin e koncepteve te tilla si “paralele”, “pingule”. Pervec sistemeve qe lidhen me boshtet, qe zakonisht perdoren per te gjetur pozicionet e pikave mbi nje drejtez ne bosht (gjeometria plane, hartat gjeografike), mund te perfshihen sisteme te tjera referimi qe lidhen drejtperdrejt me pozicionet e pikave ne hapesire dhe bosht. Per llogaritjen e perimetrit dhe siperfaqes, rekomandohet qe te mos kembengulet shume ne pervetesimin e te ashtuquajturve “numra konstante”, nepermjet fjalive qe permbajne nocione qe duhen mesuar si “papagall” (te mesuarit mnemonik), kuptimi i te cilave, ne kete nivel moshe, rezulton se behet me veshtiresi; persa i perket paraqitjes se numrit o, mjafton te themi se ai eshte afersisht 3,14. 4. Rradha e punes per matjet ka parasysh veshtiresite qe dalin ne procesin e nderlikuar te matjes, ajo duhet te permbaje hapat e krahasimit te kampioneve arbitrare dhe krahasimit me njesite matese konvencionale. Kuptimi i drejte i nocionit “mase” mund te behet vetem nepermjet nje baze te pasur eksperimentale, pa te cilin nuk mundet te kuptohet se “matja” do te thote leximi i nje sasie te vazhdueshme dhe zbulimi i veshtiresive qe ndeshen dhe gabimet qe mund te behen gjate procesit se matjes. Reflektimi ne njesite matese vendore te se shkuares, te cilat ndeshen edhe sot, ne njesite matese te popujve te tjere dhe te periudhave te tjera sherben per konsolidimin e idese se konvencionalitetit te sistemit qe perdoret sot. Ne perdorimin e njesise matese konvencionale rekomandohet njehsimi me normat e “Sistemit nderkombetar te njesise” (sipas D.P.R. n.802 i 12 gushtit 1982), nder te tjera parashikojne vendosjen e simbolit “shenje” ne krah te vleres numerike, pa e ndare me pike; sugjerohet gjithashtu eliminimi i ushtrimeve me njesite matese me pak te perdorura, psh miriagram. Persa i perket perdorimit te “shenjes” ne zgjidhjen e problemave, duke qene i paparshtatshem per kete nivel moshe zhvillimi sistematik i llogaritjeve dimensionale, preferohet mosperdorimi i tyre. Eshte mire qe prane operacioneve qe kryhen te behet pershkrimi i hapave te bera dhe te tregohet njesia matese e seicilit rezultat qe merret. Gjithashtu duhet mbajtur parasysh se mund te maten aspektet e realitetit fizik si gjatesia, koha, pesha, vellimi, temeperatura, …, aspektet e realitetit ekonomik dhe shoqeror, prodhimi, emigracioni, niveli i lindjeve, etj. “Matja” pra, do te quhet si nje instrument njohes qe rrit mundesine per te kuptuar faktet dhe dukurite dhe anasjelltas, nga studimi i fakteve dhe i dukurive mund te kuptohet se masa nuk mund te kufizohet brenda limiteve te gjatesise, peshes ose siperfaqes. 5. Elementet e logjikes kane si objektiv kryesor pervetesimin e gjuhes dhe perdorimin e saj. Mesuesi duhet te perdore shembuj konkrete, me ane te te cileve nxenesi te kuptoje dhe te perdore drejt terma te tille si “te gjithe”, “dikush”, etj. Kjo nuk kerkon perdorimin e simboleve te matematikes ne operacionet e logjikes. Rekomandohet qe termat te perdoren drejt, rekomandohet gjithashtu shpjegimi dhe saktesimi i koncepteve dhe nocioneve te perdorura me pare. Psh, eshte mire te shpjegohet se katrori paraqitet si nje rast i vecante i katerkendeshit kenddrejte, duhet eliminuar thenia se nje katerkendesh eshte i tille vetem se ka nuk ka faqet e barabarta. E njejta gje duhet thene kur duhet vendosur shenja e “barazise”, psh kur kemi nje seri veprimesh, ne vend te shenjes se barazise (qe ne kete rast do te thote kryerja e nje veprimi dhe qe shpesh nuk perdoret drejt) duhen perdorur shenja te tjera (psh mund te perdoren grafiket). 6. Mbledhja e te dhenave, e kryer ne kontekste te ndryshme dhe e organizuar sic duhet, na adreson drejt nocioneve fillestare te statistikes pershkruese, kjo edhe nepermjet vizualizimeve te menjehershme. Persa i perket nocioneve fillestare te probabilitetit eshte e rendesishme qe femija te dije te pozicionohet dhe te shpjegoje pa asnje shqetesim situata te paqarta te paraqitura nga vete mesuesi. Kjo mund te arrihet fare mire me ane te lojes, shume lojra kane karakter rastesor, te paqarte. Aftesia e lojtarit qendron ne faktin se cfare zgjedhje do beje, midis shume alternativave dhe levizjeve te ofruara, pra duhet te zgjedhe ate qe jep me shume mundesi per fitore, pra nxenesi ben nje lloj krahasimi te probabiliteteve. Ne fillim kjo mund te behet ne terma jo shume te qarte dhe me pas ne situata te organizuara mire. Edhe informatika kerkon vemendje te posacme, nga njera ane ajo ve ne dukje idene e algoritmit, e pranishme ne aritmetike, por nga ana tjeter paraqet makinen llogaritese si nje mjet eksplorimi ne boten e numrave, perpunimi dhe ndryshimi. Duhet mbajtur parasysh se eshte transformuar ne nje mjet te rendesishem ne shoqerine bashkekohore, pra nuk mund te injorohet, por ne te njejten kohe eshte mire te evitohen pasionet e demshme, sepse cdo instrument sado i sofistikuar te jete nuk mund te beje asgje i vetem. Si perfundim, nderhyrja ne mendimin dhe ne veprimtarine matematikore duhet drejtuar ne rradhe te pare ne krijimin, mbi te gjitha atje ku ajo eshte e dobet, e nje baze te gjere eksperimentuese te fakteve, dukurive, situatave dhe hapave mbi te cilat do te zhvillohen
me vone njohurite intuitive, veprimet, algoritmi i llogaritjes dhe formezimi i mendimit
matematikor. Pra do te favorizohet keshtu, formimi i nje qendrimi pozitiv ndaj
matematikes, e konsideruar si nje instrument me vlere i njohurive dhe i interpretimit
kritik te realitetit, por edhe si nje aktivitet terheqes i mendimit njerezor.
SHKENCAT

Objektivi i pergjithshem i edukimit shkencor te femijes eshte fitimi i njohurive dhe i
zotesise qe pasurojne aftesine per te kuptuar e per t’u pershtatur me boten dhe ne
perfundim te shkolles te jete ne gjendje te njohe rolin e shkences ne jeten e perditshme
dhe ne shoqerine e sotme dhe te kuptoje se cilat jane potencialet dhe limitet e saj.
Edukimi shkencor propozohet me ane te ketyre objektivave themelore:
a. zhvillimi i sjelleve baze ndaj botes, si tendenca per te bere pyetje ose mundesia per te gjetur ne bisedat me te tjeret nje motiv per vezhgim dhe zbulim, shkathtesia per te zbuluar dicka e mbi te gjitha formulimi i hipotezave dhe shpjegimeve, mundesia per te gjetur brenda situatave komplekse elemente dhe ngjarje te vecanta, vemendja ndaj lidhjeve ekzistuese, deshira per te gjetur kriteret e njehsuar per pershkrimin dhe interpretimin e dukurive te ndryshme, pavaresia e gjykimit, e shoqeruar nga gadishmeria per te pasur ne konsiderate opinionet e te tjereve, krahasimi ndermjet tyre , respektimi i ndergjegjshem i mjedisit; b. fitimi i aftesive njohese te pergjithshme, si psh aftesia per analizen e situatave dhe elementet e tyre perberese, aftesia per lidhjen e te dhenave te pervojes me sekuenca dhe skema qe lejojne gjetjen e zgjidhjeve dhe interpretimeve dhe ne disa raste lejon parashikimin. Aftesia per te dalluar ate qe eshte e qarte dhe ate qe eshte e mundur, aftesia per formulimin e arsyetimeve te thjeshta hipotetike dhe deduktive; c. zoterimi ne rritje i teknikave te kerkimit, nga ato vezhguese deri tek ato qe kerkojne perdorimin e situatave praktike eksperimentale; d. zhvillimi i nje lidhje gjithnje e me te ngushte e me te qarte midis “e bere” dhe “ e menduar” , pra “e bere” ne kuptimin e nje aktiviteti konkret, manual dhe vezhguese, eshte nje referim i pazevendesueshem te njohurive per shkencat e natyres dhe per zhvillimin e aftesive teknologjike. Te gjithe keto objektiva, te pergjithshme dhe jo, zbatohen nepermjet kryerjes se
aktiviteteve dhe pervetesimi i njohurive per aspektet themelore te botes fizike dhe te
botes biologjike, ne teresine e marredhenieve te tyre reciproke dhe ne marredhenie me
njeriun. Pervetesimi i ketyre njohurive mund te quhet si nje objektiv me i thelle, por me
nje lidhje te ngushte ndervaresie me objektivat e tjere.
Objektivat dhe permbajtja

Duke marre shkas nga problemet qe lidhen me jeten e perditshme, nxenesit inkurajohen
te ndermarrin veprimtari kerkimore me qellim perfitimin e njohurive baze:
- per qeniet e gjalla, duke perfshire edhe njeriun, struktura dhe funksionet e tyre si dhe ndryshimet e tyre ne lidhje me mjedisin; - per ruajtjen dhe mbrojtjen e shendetit; - per administrimin i burimeve natyrore; - per materialet dhe karakteristikat e tyre. Keto aktivitete kerkimore i japin mundesi nxenesve qe ushtrohen ne perdorimin e hapave si vezhgimi, matja, klasifikimi, zhvendosja, marredheniet hapesire-kohe, perpunimi dhe interpretimi i te dhenave, gjetja dhe ndarja e variblave dhe ne fund te shkolles pervetesimi i aftesise per nje shfrytezim te pergjegjshem te situatave konkrete. Me qellim qe te paraqesim permbajtjet e edukimit shkencor ne nje gjurme qe lehteson perdorimin e tyre ne mesimdhenie, do t’i referohemi aktiviteteve qe do te zhvillohen ne klase me shkalle te ndryshme veshtiresie, duke pasur parasysh percaktimin e sekuencave dhe lidhjeve didaktike te pervijuara ne programimin dhe ne perspektiven nderdisiplinore. Aktivitetet qe do te zhvillohen grupohen ne tema, pervijohen ne: dukurite fizike dhe kimike, mjedisi dhe ciklet natyrore, organizmat: bimet, kafshet, njeriu; njeriu dhe natyra. Dukurite fizike dhe kimike Mendohet krijimi i nje pervoje ne te gjithe aspektet e ketyre dukurive. Pervoja te tilla cojne ne analizen e materialeve te vecante, menyra se si sillen, kur mund te behen nderhyrje tek ato, te shihet se cfare ndodh kur bashkohen trupat e ngurte me ato te lenget, phuhurat me lengjet, gazi me lengjet; pervoja aktive te ndarjes te perberesve ne grimca, (sitat, filtrimet, dekantimi, avullimi, veprimi me magnet, etj), vezhgimi i gjendjeve te ndryshme te materies dhe pervojat e transformimeve. Mesuesi duhet te udheheqe kryerjen e eksperimenteve per te pare reaksionet kimike, vecanerisht ato me te dukshmet (ndryshimet ne ngjyre, zhvillimi i gazit, etj) duke u kufizuar ne perdorimin e simboleve dhe formulave duke nenvizuar me kujdes shkallen e rrezikut dhe helmit qe mbartin disa produkte ose reaksione. Eksperimentet me djegie mund te lidhen ne transformimet qe provokohen nga ngrohja dhe ftohja e disa materialeve. Do te kryhen eksperimente te ndryshme optike, akustike, elektriciteti dhe magnetike: vezhgimet mbi sjelljen e drites perfshijne lojra me pasqyra, me drite-hije, me prizmin, etj; per fenomenet akustike do te perdoret prodhimi i zhurmas dhe zerit. Ndertimi i qarkut eletrik me bateri dhe llampa dhe dallimi midis izolanteve dhe percjellsave ne baze te provave te drejtperdrejta, edhe eksperimentet me magnet kane rendesi te madhe sepse lidhen me aspekte teknologjike te shoqerise moderne. Eksperimentet mbi levizjen dhe ekuilibrin realizohen me objekte me forma te ndryshme lejojne kuptimin e koncepteve te shpejtesise, ndryshimet e saj, forca, trysnia, etj. Ne fund do te behen vezhgime per perdorimin praktik te aparaturave te perdorimit te perditshem, me ilustrimin, ne nivel te thjeshtezuar, te parimeve te funksionimit te tyre (mekanik, termik, elektri), si dhe masat e sigurimit. Ne lidhje me eksperimentet e kryera nuk eshte e keshillueshme qe mesuesi te jape shpjegime ne lidhje me atomet dhe elektronet. Vetem ne rast se nxenesit do te kembengulin per shpjegime, mbetet ne cmim te mesuesit ne se do te thellohet ne keto shpjegime, e ne rast se po, atehere shpjegimet e dhena duhet t’i pergjigjen nivelit te femijes te shkolles fillore. Eshte i keshillueshem perdorimi i materialeve natyrore dhe artificiale te praktikes se perditshme. Duke u nisur nga vezhgimet e karakteristikave te tyre mund te stimulohen reflektime per zgjedhjen e materialeve dhe per dobishmerine e tyre. Mjedisi dhe ciklet natyrore Eksplorimi i mjedisit natyror ne territorin ku ndodhet shkolla perfshin jo vetem aspektet ngushtesisht biologjike, per te cilat do te flitet me poshte, por edhe aktivitetet qe perfshihen ne disiplinen e gjeografise: - vezhgimet nen aspektin gjeologjik, nepermjet analizave ne vend, mbledhja e kampioneve shkembore, minerale dhe fosile; - analiza e llojeve te ndryshme te terrenit, nxjerrja e karakteristikave te tyre, krahasimi me terrenet tipike me zhavorr, rere dhe argjile; - mbledhja e te dhenave per gjendjen e ujit (ujra siperfaqesore mocalore dhe ujrave rrjedhese, ujrat nentokesore dhe burimet, ujrat detare) si dhe per problemet e furnizimit me uje; - vezhgime te drejtperdrejta, te dhena dhe reflektime mbi klimen dhe fenomenet atmosferike, ne lidhje edhe me ciklin e ujit (ne natyre, ne fshat, qytet dhe ne shtepi); - te dhena mbi karakteristikat e peisazhit dhe mendime mbi evolucionin e tij dhe faktoret qe ndikojne (shirat gerryes, aluvionet, permbytjet, nderhyrjet e njeriut…) edhe nepermjet vezhgimeve te thjeshta. Duke u nisur nga qellime dhe interesa te vecanta qe ofrojne nxitje per vezhgime te metejshme, do te kalohet ne njohjen e bimeve dhe kafsheve ne terren, me pas mund te rindertohen (edhe nepermjet grafikeve) lidhjet ndermjet organizmave dhe me mjedisin rrethues. Vemendje duhet kushtuar zinxhirit ushqimor, veprimet mbrojtese dhe grabitqare te kafsheve, pershtatja me mjedisin dhe mbijetesa e tyre, si dhe riprodhimi. Do te kalohet ne vezhgimin dhe rindertimin e skemave te cikleve te medha mjedisore: bimet dhe drita, ajri, uji, terreni, marredheniet ndermjet kafsheve dhe bimeve, prodhuesit, konsumatoret, dekompozimi. Duhen kryer vezhgime ne drejtim te transformimeve periodike te mjedisit natyror gjate ciklit stinor, te dhena sasiore per kushtet dhe parametrat qe ndryshojne gjate vitit (temperatura, lageshtia, sasia e shiut, gjatesia e dites). Ne fund do kryhen vezhgime per levizjen e diellit, ndryshimet e kesaj levizje gjate vitit (studimi i hijes dhe ndertimi i meridianeve), matja e kohes, levizja dhe fazat e henes, vezhgimet e yjeve ne qiell dhe levizja e dukshme e yjeve. Aktivitetet per orientimin dhe njohurite praktike te sistemeve te referimit qendrojne ne baze te eksplorimit dhe studimit te mjedisit, pervec atyre qe zhvillohen ne disiplinen e gjeografise. Organizmi: bimet, kafshet, njeriu Duke u nisur nga studimet krahasuese dhe atje ku eshte e mundur nga mbledhja dhe ruajtja e materialit natyror dhe nga analiza e tyre, nga ndryshueshmeria dhe ngjashmeria ndermjet tyre (ne lidhje me formen, sjelljen, menyra e te ushqyerit, mjedisi karakteristik, riprodhimi, etj) do te behet ndarja ne grupe, standartizimi i organizmave (peme, shkurre, kafshe qe ecin, qe fluturojne dhe qe notojne, kafshe shtepiake dhe te egra, etj). Vezhgimi i kujdesshem i cdo qenie te gjalle ndihmon ne dallimin e pjeseve qe perbejne organizmin e gjalle (pjeset e trupit tek kafshet dhe tek njeriu, pjeset perberese te bimeve), lidhjet e dukshme midis struktures dhe funksionit. Ne kete menyre mund te theksohet se megjithese ekziston nje llojshmeri, qeniet e gjalla kane edhe karakteristika te perbashketa. Gjithashtu, duhet pasur parasysh se organizma te ndryshme i pershtaten mjediseve te ndryshme, i pergjigjen me forma te ndryshme ose te ngjashme nevojave thelbesore te jetes, ne nivel strukture, funksioni dhe sjellje. Per sa i perket njeriut, duke u bazuar ne perdorimin e modeleve (krahasohet prerja ne praktike e kafsheve qe perdoren per ushqim) do te behen vezhgime mbi anatomine funksionale te trupit te njeriut duke vene ne dukje karakteristikat e vecanta, psh zhvillimi cerebral, aktiviteti i perceptimit). Do te behen vezhgime per te pare ndryshimet midis individeve te ndryshem, midis individeve te moshave te ndryshme, te sekseve te ndryshme, keshtu qe mund te jepen mendime mbi riprodhimin, rritjen dhe zhvillimin, pjekurine dhe plakjen. Mbledhja e te dhenave mbi menyren e te ushqyerit, krahasimi i te dheneve per dietat dhe nevojat per faktoret ushqyes per mosha te ndryshme, karakteristikat e ushqimit ne baze te vlerave ushqyese, etj qendrojne ne baze te te dhenave per edukimin shendetesor dhe perfshije normat e higjenes, identifikimin e faktoreve helmues, etj. Studimi i nderhyrjes se njeriut ne mjedisin rrethues lidhet ngushte me temat qe perfshin disiplina e historise dhe gjeografise. Disa aspekte te ketyre temave mund te thellohen nga kendveshtrimi i shkencave fizike, kimike dhe natyrore. Njeriu eshte marre me eksplorimin e mjedisit per ta njohur e per t’iu pershtatur atij. Per kete qellim ai ka ndertuar mjete qe i kane sherbyer per te kapercyer kufirin e aftesise perceptuese natyrore dhe per te zgjeruar mundesite e tij per veprimin dhe transformim, nepermjet perdorimit te materialeve te ndryshme dhe burimeve te reja te energjise. Nga kendveshtrimi natyralist, aktivitetet qe do te zhvillohen do te kene parasysh: vezhgime mbi ndryshimet qe ka pesuar mjedisi, ne vecanti praktikat bujqesore dhe nderhyrje te tjera te njeriut, vezhgime dhe mbledhje te te dhenave mbi pasojat qe kane sjelle ndertimet e bera nga dora e njeriut, veprimtaria industriale ne mjedisin natyror, individualizimi i dukurive negative dhe rreziqet e pranishme ne mjedisin njerezor, paraqitja e te dhenave parandaluese, mbledhja e informacioneve mbi mundesite qe ofron teknologjia per mbrojtjen e mjedisit, nderhyrjet dhe parandalimi i fatkeqesive natyrore. Ndergjegjesimi per avantazhet dhe disavantazhet qe sjell cdo nderhyrje e njeriut ofron nje qendrim pozitiv ndaj mjedisit, por kjo nuk duhet ngaterruar me nje nderhyrje sterile te progresit teknologjik. Njeriu – bota e prodhimit Nxenesi i shkolles fillore duhet te vihet perballe mjedisit rrethues, i cili perbehet nga bota e prodhimit, mallrat dhe problemet qe lidhen me to, si dhe me realitetin teknologjik. Per realizimin e ketij objektivi eshte e nevojshme te nxitet aftesia e vezhgimit, reflektimit, nderhyrja teknike, duke perdorur mbi te gjitha aktivitetin veprues, i cili fillon me vezhgimin, vazhdon me pas me analizen, konkretizimin e nderhyrjes, verifikimin e pasojave qe ndikojne ne te. Ne kete menyre do te mund te inkurajohet nje afrim me kulturen teknologjike, me te cilen nxenesi do te perballet pas mbarimit te shkolles fillore. Te dhena didaktike Argumentat me te cilat do te organizohet vit pas viti programimi didaktik do te seleksionohen duke pasur parasysh interesat per zhvillimin e aftesive njohese te nxenesit, njohurite qe i lejon mosha dhe mundesite te ofron mjedisi. Ato duhen zhvilluar duke u nisur cdo here nga situata-probleme shume te thjeshta (mund te relizohen duke vene nxenesit perballe objekteve, materialeve dhe mjediseve te vecanta), duke pasur si objektiv zhvillimin e nje pervetesimi qe rritet ne menyre organike dhe tenton drejt sistemimit gradual, gjate gjithe periudhes se shkolles. Keto argumenta duhet te zbatohen nepermjet aktiviteteve praktike te zakonshme, pervec atyre ne klase dhe jashte saj. Ato duhet te ofrojne mundesi per biseda, debate ne grup, marrje informacioni me ane te librave, mjeteve audiovizive, me qellim zgjerimin e njohurive te nxenesit edhe nepermjet analizes se fakteve te realitetit qe qendrojne pertej pevojes se tij te drejtperdrejte. Zgjedhja e aktiviteteve qe do te kryhen gjate viteve te shkolles, sipas programimit, mesuesit i lihet mundesia (ne disa raste me shume) qe t’i rikthehet disa argumentave me shkalle te ndryshme veshtiresie, gjithashtu mesuesi duhet te kuptoje nevojen e kryerjes se sa me shume aktiviteteve, per keto kater tema madhore, ne menyre qe nxenesi te familjarizohet me metodologjite e ndryshme qe perdorin disiplinat shkencore. Ne kete menyre nxenesi mund te ndertoje nje klime njohurish qe i lejon perballjen me shume argumenta qe do te studjohen ne ciklet e tjera te shkolles duke u nisur nga nje vizion i pergjithshem. Ne dy vitet e para e ne vecanti ne klasen e pare, aktivitetet do te zhvillohen ne drejtim te identifikimit te njohurive te femijes qe i ka fituar nga lojrat e mbi kete baze do te ndertohet puna e mevonshme. Mesuesi duhet te stimuloje nxenesit per vezhgime, pershkrime dhe krahasime te elementeve te realitetit rrethues (gure, kafshe, bime, ene, cope toke, forma, ngjyra), gjetjen e ngjashmerive, ndryshimeve dhe nderlidhjeve. Mesuesi duhet te nxise interesin e nxenesve per boten e qenieve te gjalla, t’i nxise per vezhgime ne dukurite jetesore dhe mjedisin ku keto dukuri zhvillohen, gjetja e lidhjeve me te dukshme me terrenin, bimet dhe kafshet, njohja e kushteve themelore per jeten (prania e drites, nxehtesise, ajrit, ujit, elementeve ushqyes). Nje kontroll i rregullt dhe i vazhdueshem i bimeve te mbjella dhe kafsheve qe rriten jashte ambjenteve shkollore, eksplorimet e mjedisit ne vjeshte, dimer, pranvere dhe vere, eksperimente te thjeshta qe vene ne dukje kushtet themelore per zhvillimin dhe mbrojtjen e jetes. Keto vezhgime ndihmojne ne pasurimin e gjuhes, ne zgjidhjen me lehtesi te ushtrimeve me masat, dhe perdorimin e tabelave te thjeshta (histograma, grafike, diagrama, etj). Ne tre vitet e fundit, me zgjedhjen e aktiviteteve qe alternojne eksperimentet ne klase me eksplorimet ne mjedisin perreth, problemet fiziko-kimike dhe ato biologjike me lidhjet ndermjet disiplinave, do te bejne qe nxenesi te pervetesoje teknika vezhguese dhe do te ndergjegjesohet per hapat qe duhen bere ne aktivitetet e kerkimit shkencor. Gjithashtu, mesuesi duhet te ndihmoje nxenesit ne reflektimet mbi mundesine e kalimit nga vezhgimet e fakteve ne formulimin e problemeve dhe hipotezave dhe ne mbledhjen e te dhenave te tjera per te kontrolluar keto te fundit. Gjithashtu, ai duhet te zhvilloje
aftesine e nxenesit per te ecur perpara, i pavarur ne vezhgimet e tij, i ndergjegjshem per
hapat e bera dhe vlefshmerine e rezultateve te marra, paraqitjen e te dhenave ne tabela
dhe grafike, perpunimi i rezultateve, skematizimi i dukurive komplekse.
Praktika e matjes mund te perdoret duke iu referuar gjatesise, vellimit, kohe, peshes,
temperatures, ne lidhje te ngushte me aktitetet e matematikes, duke bere ne fillim
krahasime te drejtperdrejta, nga te cilat del nevoja e zgjedhjes se nje njesie referimi, ne
fillim arbitrare e me pas konvencionale, e pergjithshme. Per matjet mund te perdoren
mjete si termometer, peshore, etj, mjete te perdorimit te perditshem, ose mjete te
ndertuara nga vete nxenesit. Perdorimi i ketyre mjeteve (si termometer, pluviometer,
peshore) lejon nga njera ane, te kuptohen operacionet logjike dhe parimet fizike te lidhur
me procesin e matjes dhe nga ana tjeter, nevoja per te zgjedhur mjetin e duhur sipas
natyres dhe madhesise se objektit ne analize, si dhe sipas entitetit dhe saktesise qe
kerkohet.
Meqenese femijet jane me te dhene ndaj “bej”, lidhur ngushte me aftesite e tyre
perceptuese e motore dhe me ushqimin e jetes se tyre mendore me aktivitetet e edukimit
shkencor, eshte menduar t’i lihet nje hapesire e lire per veprim, derisa te fitojne
pavaresine dhe shpirtin e inciatives. Mesuesi duhet te kujdeset per mbledhjen dhe
rregjistrimin e te dhenave qe dalin nga praktiva e rregullt dhe konstante qe perfundon me
nje relacion, me shkrim ose me goje.
Eshte i dobishem organizimi i ekskursione te shkurtra, te pergatitura mire, ne mjedise te
ndryshme, ne stine te ndryshme, krijimi i komuniteteve te vogla natyrore per rritje dhe
kultivim, sigurisht ne sasi modeste.
Per kryerjen e ketyre praktikave, klasa mund te pajiset me nje laborator shkencor dhe
artizanal te thjeshte, duke perdorur objekte te thjeshta druri dhe plastike, vazo, kuti,
instrumenta (lente, cilindra te shkallezuar, termometra, peshore, barometer, busull,
nivelues…) dhe ene te tjera te perdorimit te perditshem.
Kjo nuk perjashton mundesine qe shkolla te blere mjete me te mira, por gjithmone qe t’i
pershtaten femijeve.
Mberthimi dhe zberthimi i vemendshem me qellim njohjen e lodrave, objekteve te
thjeshta dhe aparaturave te perdorimit te zakonshem, jane aktivitete te rendesishme dhe te
domosdoshme derisa nxenesi te behet zot i ketij mjedisi artificial ku ai eshte zhytur.
Temat e studimit per modalitetet e proceseve teknologjike dhe prodhuese (ne fazen e tyre
te ideimit, projektimit, zbatimit dhe perdorimit, riprodhimi i tyre ne klase, ne forme te
thjeshtezuar) mund te lidhen me vizita ne ndermarrje bujqesore, artizanale dhe
industriale.
Mesuesi, nepermjet debateve ne grup, nxjerr ne pah gabimet qe mund te jene bere gjate
studimit dhe analizave e si rrjedhim ne interpretimin e rezultateve. Kjo lidhet edhe me
nevojen e motivimit te nxenesit per te kapecyer keto gabime.
Motivimi mund te perforcohet duke iu referuar historise se shkences: mund te gjenden
shume lidhje me perparimet e bera, pikerisht, atehere kur u kuptua se sa te
papershtatshme ishin shpjegimet e dhena me pare ne baze te njohurive dhe teknikave
vezhguese te kufizuara.
Perkthyer nga: Laura Kule

Source: http://www.see-educoop.net/education_in/pdf/math_national_curric_italy-oth-aln-t06.pdf

Untitled

Manhã de domingo. Escuto nosso modem para conexão discada tocar um jazz de má qualidade, enquanto mamãe se conecta com a internet. Estou no banheiro. Descobri recentemente que mamãe tem digitado nomes de doenças mentais ainda não inventadas no buscador Yahoo: “adolescente com síndrome delirante”, “problema de imagina-ção hiperativa”, “estabilizadores comportamentais holístic

J157v04n04_06.pdf

Catherine Ulbricht, PharmD, MBA(C), Column Editor Synonyms/Common Names/Related Substances: Beladona, belladone, belladonnae herbae pulvis standardisatus, belladonna herbum, belladonna leaf, belladonna pulvis normatus, belladonnae folium, belladonna radix, belladonne, deadly nightshade, deadly nightshade leaf, devil’s cherries, devil’s herb, die Catherine Ulbricht is affiliated with Massachu

Copyright © 2013-2018 Pharmacy Abstracts